Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri duke braktisur përfundimisht projektin për menaxhimin e Aeroportit të Vlorës.
Kapitali ka mësuar se bordi i drejtorëve të shoqërisë Munich Airport International GmbH ka vendosur mbylljen përfundimtare të degës së hapur në Shqipëri, përmes likujdimit të saj.
“Bordi i drejtorëve ka vendosur që është në interesin më të mirë të shoqërisë t’i ndërpresë veprimtaritë e degës së saj në Shqipëri dhe të fillojë proçedurat përkatëse të likujdimit dhe çregjistrimit në përputhje me legjislacionin shqiptar,” thuhet në vendimin e Bordit të Munich Airport International GmbH.
Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut erdhi në Shqipëri në mars të vitit të kaluar me qëllimin e vetëm për operuar Aeroportin e Vlorës.
Sipas kontratës koncesionare, kompania ndërtuese Vlora International Airport është e detyruar ta japë tek një kompani me eksperiencë operimin 35 vjeçar të aeroportit të Vlorës, pasi asnjë prej aksionerëve të saj, si Mabco e Pacollit ashtu dhe 2A Group e Valon Ademit, nuk kanë përvojë në operimin e aeroporteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
