Dramë në Gjermani: Një burrë nga Serbia mban dy fëmijë peng, ndërhyn policia speciale

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Gjermani, ku një shtetas serb dyshohet se po mban peng dy fëmijë brenda një objekti të mbyllur.
Sipas mediave gjermane, i dyshuari është barrikaduar brenda ndërtesës së bashku me fëmijët, duke detyruar autoritetet të dërgojnë menjëherë njësi të specializuara policore në vendngjarje.

Zona është rrethuar plotësisht nga forcat e rendit, ndërsa policia po zhvillon negociata intensive me personin e dyshuar, në përpjekje për ta zgjidhur situatën pa pasoja.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi motivet e ngjarjes apo gjendjen e fëmijëve.

Në vendngjarje janë parë dhjetëra automjete policie dhe pjesëtarë të forcave speciale që kanë vendosur një perimetër sigurie përreth objektit.

Policia gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të mos përhapin informacione të pakonfirmuara, ndërsa ka njoftuar se operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të reja do të bëhen publike sapo situata të sqarohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE