Një ngjarje e rëndë familjare ka tr*nditur shtetin amerikan të Illinois-it, ku një djalë 8-vjeçar ka humbur jetën pasi u përpoq të mbrojë nënën e tij nga një suIm i dh*nshëm.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ka ndodhur më 13 maj në De Soto. Partneri i nënës, Debora Snyder, dyshohet se e ka sulmuar atë me shkop bejsbolli. Në momentin kritik, i mituri Leland “Lee” Arnett është futur mes tyre për ta mbrojtur nënën, por është goditur brutalisht.

Policia ka gjetur nënën dhe fëmijën me plagë të rënda dhe i ka dërguar menjëherë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 8-vjeçari ka ndërruar jetë katër ditë më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë.

Familja e ka përshkruar djalin si një fëmijë të guximshëm dhe të dashur, i cili në momentet e fundit ka treguar sakrificë të jashtëzakonshme. Pas vd*kjes së tij, familja ka vendosur të dhurojë organet e tij, duke shpëtuar jetë të tjera.

Nëna e tij, Debora Snyder, po vazhdon trajtimin mjekësor dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit, e cila është mbajtur në Nebraska.

Ndaj të dyshuarit janë ngritur akuza për vrasje të shkallës së parë dhe tentativë vrasjeje. Autoritetet thonë se rasti po trajtohet si akt me brutalitet të lartë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa shumë njerëz e kanë quajtur vogëlushin një hero që sakrifikoi jetën për nënën e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE