Ja kush eshte ish-pronari qe ν’rau punetoren e furrës nga xheIozia, dalin tjera detaje, si ia përgatiti fundin tr*gjik

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish pasditen e djeshme Kosovën, ku një 42-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas vrau dhe veten. Sipas asaj që mediat vendase raportuan një ditë më parë, ngjarja ndodhi në Stanoc të Vushtrisë ku pronari i furrës “Diellza”, vrau ish-punonjësen e tij, Nexhmije Haradinin dhe më pas me të njëjtën armë zjarri qëlloi dhe mbi veten.

Kjo ngjarje thuhet se ka ardhur si pasojë e xhelozisë pasi 42-vjeçarja kishte shkuar në një tjetër vend të punonte.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje mediat vendase kanë dhënë më tepër detaje. Mësohet se në momentin kur dhe Arsim Morina kreu aktin e rëndë, Nexhmije Haradini ishte në shoqërinë e një tjetër gruaje dhe një fëmije të mitur.

Autori e kishte ndjekur përgjatë gjithë ditës dhe në momentin kur fugoni e kishte kthyer prej punës, 58-vjeçari kishte pritur momentin kur 42-vjeçarja së bashku me një tjetër shtetase, identiteti i të cilës ende nuk dihet, dhe fëmijën e mitur ishin future në një nënkalim ai kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar mbi të. Fatmirësisht gruaja dhe fëmija tjetër nuk mbetën të plagosur.

“Fillimisht dyshohet se e njëjta ka ndryshuar vendin e punës, ku kishte punuar bashkë me bashkëshortin rreth pesë vjet dhe ka kaluar në një veprimtari tjetër biznesore të po të njëjtit sektor, përballë ish-furrës ku punonte, në Milloshevë. Pasi ka ndodhur një situatë e tillë, ish-pronari i furrës ku ka punuar tashmë e ndjera, e ka përcjellur po atë ditë të ndjerën kur ka qenë duke dalur nga puna dhe në momentin që ka zbritur nga furgoni i cili e kishte bartur atë nga puna deri në Stanoc, diku rreth 3-4 katër kilometra me furgon, në kohën kur ajo është futur në nënkalim, ka rënë në pritë të ish-pronarit të furrës ku ka qenë duke punuar dhe dyshohet se aty ka ndodhur edhe vrasja e gruas në fjalë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Urall Boshnjaku. (Citimi i pa redaktuar)

Vlen të theksohet se Nexhmije Haradini ishte nënë e tre fëmijëve. Dy vajza dhe një djalë 18-vjeçar, ndërkohë vajzat janë në moshë të mitur.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…