I riu dyshohet se vr*u 92-vjeçarin me sëpatë teksa flinte, Prokuroria nis hetimet për vr*sje të rëndë
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka nisur hetime ndaj Urosh G. (25), i dyshuar për veprën penale “vr*sje e rëndë”, pasi dyshohet se më 3 qershor 2026 i ka marrë jetën në mënyrë mizore S.P. (92) në komunën Savski Venac.
Sipas urdhrit për zhvillimin e hetimeve, ekzistojnë dyshime të bazuara se i riu rreth orës 07:00 të mëngjesit kishte marrë një sëpatë nga një depo pranë vendit të ngjarjes dhe më pas ishte drejtuar drejt banesës së viktimës.
Hetimet paraprake tregojnë se ai ka hyrë në apartamentin ku ka gjetur të moshuarin duke fjetur në divan në dhomën e ndenjës. Dyshohet se viktima nuk ka pasur mundësi të mbrohet, ndërsa sulmuesi e ka goditur disa herë në kokë me sëpatë, duke i shkaktuar plagë fatale. I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas krimit, i dyshuari është larguar nga banesa, por është arrestuar nga policia vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.
Sipas mediave serbe, policët që mbërritën në vendngjarje kanë hasur të riun, i cili u kishte deklaruar se kishte vr*rë një person me sëpatë në shtëpinë e tij.
Prokuroria bëri të ditur se i dyshuari nuk është marrë ende në pyetje, pasi ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se ai aktualisht nuk është në gjendje procedurale për të dhënë mbrojtjen e tij. Për këtë arsye, është kërkuar masa e paraburgimit për të parandaluar mundësinë e përsëritjes së veprës penale.
Ngjarja ka tr*nditur banorët e lagjes. Fqinjët e viktimës e përshkruajnë 92-vjeçarin si një njeri të qetë dhe të tërhequr, i cili prej rreth 30 vitesh jetonte me partneren e tij. Sipas tyre, ai kishte edhe fëmijë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
