Ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, është bërë pjesë e protestës së zhvilluar në Tiranë, ndërsa një postim i tij në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është shpërndarë gjerësisht online.

Në pamjet e publikuara, shfaqen protestues duke marshuar me flamuj kuqezi, ndërsa mbi video ai ka përcjellë një mesazh me karakter politik dhe qytetar.

“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një qëndrim publik të këngëtarit në mbështetje të protestës së zhvilluar në kryeqytet.