Pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, Kryeministri Rama është nisur drejt Vlorës, ku do të takohet me banorët e fshatit Zvërnec.

Kryeministri së bashku me banorët e zonës do të zhvillojnë një bashkëbisedim rreth problematikave dhe ankesave për projektin e Zvërnecit.

Rama mbërriti në Zvërnec me helikopter dhe pas këtij takimi, kryesocialisti do të shkojë në Vlorë në Sheshin e Flamurit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha kryeministri Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE