Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik, pasi në rrjetet sociale dhe media është publikuar një video ku shihet momenti i përp*lasjes mes një qytetari dhe një efektivi të Policisë Rrugore në zonën e Kthesës së Kamzës.
Sipas raportimeve, protagonisti i ngjarjes është Dorian Kasa, i cili dyshohet se ka su*lmuar një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pamjet e publikuara, efektivi shihet duke kryer shërbimin në rrugë, ndërsa më pas ndodh përplasja fizike mes tij dhe qytetarit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se efektivi ka marrë ndihmën e nevojshme dhe se po kryhen të gjitha veprimet procedurale lidhur me rastin.
Pamjet kanë ngjallur debat të fortë publik, pasi sulmet ndaj efektivëve të rendit konsiderohen ngjarje serioze që cenojnë sigurinë dhe autoritetin e institucioneve ligjzbatuese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
