Humbi jetën shoferi, momenti kur autobusi i turistëve bie në lumë në Itali (Video)

Pamjet që shikoni janë nga aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një personi në Itali, ku një autobus turistësh ra në lumin “Po” në Torino.

Në sfond dëgjohen boritë e makinave dhe qytetarë të cilët filmojnë momentin kur autobusi bie në lumë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet.

Sipas raportimeve, humbi jetën shoferi i autobusit dhe u plagosën tre pasagjerë. Fillimisht shoferi u gjet me shenja jete nga ekipet e shpëtimit ndërsa thuhet se ndërroi jetë në spital.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat italiane, autobusi gri i Di Carlo Tour nga Campobasso shfaqet duke ecur mbrapsht, kalon parapetin e Murazzit, prek lehtë një semafor dhe zhytet ngadalë në lumë, sikur gjithçka të ndodhte në ngadalësim filmik.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 6 maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës…

Afrojnë zgjedhjet, ç’po ndodh me dollarin dhe euron?

Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit…

Sh’arje, të shtyra dhe shumë policë. Shihni çfarë ndodhi gjatë sh’errit mes drejtuesve të Vllaznisë dhe Dinamos pas ndeshjes

VlDE0 nga momenti i shembjes së masivit të kromit në Klos, si përfundoi nën tokë punëtori 29-vjeçar(VIDEO)

Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit…

Shembja masivit të kromit në Klos/ Kushëriri i 29-vjeçarit: Nuk po gjejmë dot trupin! Duhen aparatura të posaçme

Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në…

Roza Lati reagon pas aks*dentit të rëndë të partnerit të saj, zbulon detajet për gjendjen e Xhonatanit!

Pak ditë më parë, Xhonatan Islami pësoi një incident në ajër. Të gjithë u shqetësuan për sportistin dhe shëndetin e tij, ndërkohë që padyshim të shumta kanë…