Kjo grua e mbajti të mbyIIur djalin e saj për 20 vite rresht!

Një djalë 32-vjeçar rrëfeu në polici se ishte mbajtur i burgosur – Ai i vuri zjarrin shtëpisë që ndante me 56-vjeçaren Kimberly Sullivan

Të mërkurën (26 mars), para drejtësisë doli një grua nga Connecticut-i i SHBA-ve, e akuzuar se ka mbajtur të mbyllur djalin e saj të birësuar për gati dy dekada, duke e lënë pa ushqim dhe duke e keqtrajtuar mizorisht.

56-vjeçarja Kimberly Sullivan, sipas raportimeve të CNN, u arrestua më 12 mars dhe mohoi akuzat përmes avokatit të saj, John Kaloydis. Ajo u la e lirë me një garanci prej 300,000 dollarësh.

“Ai nuk ishte i mbyllur në një dhomë. Nuk e mbante me forcë në asnjë mënyrë,” deklaroi Kaloydis.

Sipas CNN, djali kishte jetuar me të akuzuarën që nga mosha 11-vjeçare dhe kishte kaluar pothuajse 20 vite në izolim, pa kontakte me botën e jashtme, pa arsimim dhe pa asnjë ndërveprim me njerëz të tjerë.

Ai më në fund ia doli të arratisej duke i vënë zjarr shtëpisë. Sipas autoriteteve, kjo ishte mënyra e tij për të marrë ndihmë. Ai u gjet nga fqinjët në gjendje të keqe shëndetësore dhe me simptoma të forta urie dhe dehidratimi.

Policia zbuloi se ai ishte detyruar të jetonte në kushte çnjerëzore, pa ngrohje, pa ushqim të mjaftueshëm dhe i izoluar nga çdo kontakt shoqëror për vite me radhë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik amerikan. /noa.al

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Shtator 2025

Dashi – Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana…

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit, do habiteni

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori Mumajesin. Videoja e…

E fr*kshme! Pak minuta pasi mori postin, ministrja e Shëndetësisë humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

Ministrja e re e Shëndetësisë së Suedisë, Elizabet Lann, humbi ndjenjat të martën gjatë një konference për shtyp, vetëm pak minuta pas prezantimit të saj zyrtar. Lann,…

TRAGJ*DI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND JE*TËS

NËNTË ANËTARË TË SË NJËJTËS FAMILJE JANË GJETUR TË VD*KUR NGA NJË PAKT VETËV*R*SJEJE. NGA MË E VOGLA, NJË VAJZË 15-VJEÇARE, TE NJË GRUA E MOSHUAR 72-VJEÇARE….

🦟Kjo vajze eshte infektuar nga nje pickim nga një mizë, mjeku kur e sheh fillon menjëherë heqjen e larvës

🦟🦟Kjo vajze eshte infektuar nga nje pickim nga një mizë, mjeku kur e sheh fillon menjëherë heqjen e larvës