Euro forcohet ndaj Lekut

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave.

Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./ Monitor

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…