E PAZAKONTË! Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus.

Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë rezerva të domosdoshme për të mbijetuar të paktën 72 orë në rast krize, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë dhe peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më i pasigurt e kanë shtyrë bllokun të ndërmarrë hapa të rinj për të rritur sigurinë e tij.

Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, pandemia e Covid-19 që nxori në pah mungesën e aftësisë për t’iu përgjigjur krizave dhe qëndrimi armiqësor i administratës Trump ndaj Evropës e kanë detyruar kontinentin të rishqyrtojë dobësitë e tij dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë.

Nisma e re vjen në një kohë kur agjencitë evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të BE-së brenda tre deri në pesë vjetëve të ardhshëm. Këtyre rreziqeve u shtohen edhe kërcënime natyrore si përmbytjet dhe zjarret, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, si dhe rreziqe shoqërore si krizat financiare.

Evropa po përballet me kërcënime të shtuara, “përfshirë mundësinë e një agresioni të armatosur kundër shteteve anëtare”, paralajmëroi të mërkurën Komisioni Evropian, teksa publikoi një plan me 30 hapa për 27 kryeqytetet e BE-së për të rritur gatishmërinë dhe masat e zbutjes së krizave.

“Realitetet e reja kërkojnë një nivel të ri gatishmërie në Evropë,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Qytetarët tanë, shtetet tona anëtare dhe bizneset tona kanë nevojë për mjetet e duhura për të vepruar, si për të parandaluar krizat, ashtu edhe për të reaguar me shpejtësi kur ndodh një fatkeqësi.”

Nisma e Brukselit, e cila përfshin si hapa konkretë që duhen ndërmarrë nga ekzekutivi i BE-së, ashtu edhe sugjerime jolegjislative për kryeqytetet kombëtare, është frymëzuar nga politikat e vjetra të reagimit ndaj krizave në vende si Finlanda, Suedia dhe Belgjika.

Ajo është pjesërisht e krijuar si një thirrje zgjimi për disa kryeqytete që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu përgjigjur krizave.

Përveç inkurajimit të publikut për të ndërmarrë masa praktike, si ruajtja e rezervave të domosdoshme për të paktën 72 orë në raste emergjencash, Komisioni propozon krijimin e një “qendre krize të BE-së” për të bashkërenduar reagimet ndërkufitare.

Gjithashtu, kërkohet një “ruajtje më e madhe e pajisjeve dhe materialeve kritike” dhe masa për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve si kujdesi shëndetësor, furnizimi me ujë dhe telekomunikacioni në rast konflikti ose fatkeqësie.

Kjo nismë vjen pas paralajmërimeve të Sauli Niinistö, ish-presidentit të Finlandës, në një raport të porositur nga BE-ja dhe publikuar në tetor, ku theksohej se Evropa e kishte marrë sigurinë e saj si të mirëqenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe tani ishte e cenueshme.

“Po përballemi me një numër gjithnjë e më të madh sfidash të sigurisë së jashtme dhe një rritje të sulmeve hibride,” tha Kaja Kallas, nënkryetarja e Komisionit për politikën e jashtme dhe të sigurisë. “Është e qartë se Evropa duhet të jetë më e fortë në të gjitha frontet dhe në çdo nivel të shoqërisë. Gjithmonë është më mirë të parandalosh krizat sesa të përballesh me pasojat e tyre.”/ monitor

Related Posts

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

PD BËHET GATI PËR TË RRËZUAR RAMËN! Zbulohet skenari i fortë, kush janë deputetët që propozuan të futen në grevë urie?

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura, ku në fokus kryesor ka qenë strategjia e aksionit opozitar, i…

“Nëse nuk gjej punë nuk vi shtepi….”- D*gji veten në makinën e tij, del biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Vlorë/Himarë – Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot opinionin publik, ku dyshohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Artjol Xhelo, i ka dhënë fund jetës duke…

Namiiii! Grida Duma nis ‘s*lmin’ ndaj Mul Nokës dhe Saliut! Nxjerr sekr*tet që do iu tr*ndisin

Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma i është përgjigjur ashpër Sali Berishës dhe Flamur Nokës, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për zgjedhjen e Endri…

Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

“Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit”/ Duma ‘TR*NDIT’ Berishën pas akuzave: Ta dish mirë që

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…