14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Linda Rama: Çfarë kam mësuar nga jeta ime me Edi Ramën

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, flet për jetën e saj me të shoqin dhe duke i bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, analizon…

Një grek vr*t shqiptarin brenda në burg

Greqi/ Humb jetën një i burgosur shqiptar në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, autor i dyshuar një i burgosur grek Një i burgosur shqiptar ka humbur…

Rr’ahu dhëndrin, arrestohet vjehrra në Lushnje

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare në Lushnje. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës së saj….

Vr*sja e Santiago Malkos! Nëna e viktimës kërkon dënim me vd*’kje për Leonard Dukën

Tiranë, 19 Janar 2026 – Gjykata e Lartë pritet të shpallë vendimin më 21 janar në çështjen ndaj Leonard Dukës, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e…

Horoskopi ditor, E martë 20 janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene…

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret…