Aeroplani bie mbi një shtëpi dhe shp’ërthєn në flakë, humbin jєtën të gjithë personat në bord

Një aeroplan i vogël që fluturonte nga Iowa në Minesota në SHBA u rrëzua mbi një shtëpi periferike dhe më pas shpërtheu në flakë duke shkrumbuar edhe banesën. Aeroplani ishte nisur rreth orës 12:20 me orën lokale përpara se të rrëzohej në një zonë banimi të Brooklyn Park, Minesota, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Hetuesit thanë se ishte e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park Shawn Conway tha se nuk kishte të mbijetuar në mesin e pasagjerëve. Ndërkohë askush brenda shtëpisë nuk u raportua i vrarë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të përplasjes tragjike, i cili mbetet ende mister. Videot në mediat sociale tregojnë se shtëpia ku u rrëzua avioni u përfshi nga flakët ndërsa anëtarët e zjarrfikësve lokalë u përpoqën ta shuanin atë.

Brooklyn Park, ku u rrëzua avioni, është një periferi e Minneapolis. Qyteti me 82,000 banorë shtrihet rreth 11 milje në veri. Guvernatori i Minesotës, Tim Waltz tha se ekipi i tij ishte në kontakt me zyrtarët lokalë në vendngjarje në Brooklyn Park dhe se po monitorojnë situatën nga afër.

Ky incident vjen pas një sërë përplasjesh avioni të kohëve të fundit dhe për pak humbje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut amerikan pasi Presidenti Donald Trump kishte inkurajuar kabinetin e tij për të bërë shkurtime në agjencitë federale. Qindra punonjës përgjegjës për ndihmën e sigurisë ajrore u pushuan nga puna.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…