U zunë për dashnor? Rezarta befason me fjalët për Rozanën (Video)

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të vjetër mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës. Komentet nisën të vërshojnë online dhe videot e vjetra nisën të qarkullojnë si rrufe, por mesa duket, e vërteta është pak më ndryshe.

Rezarta Shkurta ka reaguar në mënyrë publike në rrjete sociale, duke hedhur dritë mbi atë që sipas saj ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës. Ajo tregon se “konflikti” që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal mbi… pastat! Po, po, pastat me salcë apo me domate të freskëta.

Por ajo që ndezi më shumë kureshtjen ishte pikërisht pjesa që ka të bëjë me “dashurickat”, një temë që gjithmonë bën bujë në botën e showbizit. Në reagimin e saj, Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie apo partnerësh.

“Kam pasur një tjetër konflikt me Rozanën, edhe këtë herë për arsye profesionale, jo për ‘dashuricka’, siç është përfolur nëpër portale,” – shkruan ajo prerazi, duke iu referuar spekulimeve që kanë qarkulluar ndër vite.

Me pak fjalë, “dashurickat” nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e ekuacionit mes tyre – thjesht trillime për të krijuar pak drama e zhurmë në rrjet.

Rezarta e mbyll reagimin e saj me ton të matur, duke e bërë të qartë se sot nuk mban asnjë mëri, madje vlerëson ndryshimin pozitiv të Rozanës që po shfaqet në BBVA: “Në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë.”

Reagimi i plotë, në vijim. /Prive By Liberta Spahiu

Related Posts

Binjakët identikë ndjekin dieta të ndara vegane dhe mishi — Një prej tyre pëson ndryshim drastik në pamje

Në një eksperiment 12-javor të realizuar në bashkëpunim me King’s College London, binjakët identikë britanikë, Hugo dhe Ross Turner, vendosën të ndjekin dieta të ndryshme për të…

Sali Berisha: Edi Rama na ka poshtëruar, shpalli opozitë të vetme Lindën

Sali Berisha, është shprehur se opozita do e fitojë betejën që ka nisur. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e thirrur me drejtuesit…

Berisha fitoi, ne humbëm

Nga Ermal Mulosmani Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart, ushtarët kanë…

Përgatitjet për haxhillëk, BIK-u del me njoftim për nisjet e para

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është diskutuar për aktivitetet e realizuara gjatë muajit të Ramazanit. Po ashtu u diskutua edhe për parapërgatitjet…

Shqiptari futet me ᶏrмë në aeroplan në SHBA, momenti kur ᶏrrєstohet (VIDEO)

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij…

Kush është i dashuri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike?

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i…