E rrιhte gruaja, burri tërhєq padιnë: Isha i dєhur ndaj

8vjet më parë, një burrë denoncoi në polici bashkëshorten se ajo e kishte dhunuar në të paktën katër raste.

Me kalimin e kohës, çështja mbërriti në gjykatën e apelit dhe i dëmtuari i tha trupës gjyqësore se gruaja ishte e pafajshme, se ai kishte qenë i pirë atë ditë dhe se marrëdhënia në çift ishte normalizuar. Por nuk ishte kjo arsyeja pse dosja u pushua, por sepse gruaja fitoi nga ligji i amnistisë.

Sipas aktit hetimor, burri me inicialet L. G. e denoncoi bashkëshorten M. G. pas tre vitesh martese, gjatë të cilave gruaja ishte dënuar edhe më herët për dhunë ndaj tij dhe ai kishte marrë një urdhër mbrojtjeje prej saj.

Në gjykatën e apelit u tha se kryefamiljari kishte tre fëmijë nga martesa e parë dhe sot është 72 vjeç, kurse bashkëshortja e re është 50 vjeçe.

Dhuna u bë e padurueshme për kryefamiljarin ditën e 23 majit 2017, ditë në të cilën ajo e goditi me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar fraktura në sy dhe në nofull.

“Si pasojë u rrëzova në tokë,” kallëzonte në atë kohë i dëmtuari, i cili rrëfente se, në nerva e sipër, partnerja flaku sendet e shtëpisë nga dritarja.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e Tiranës, gjyqtari i shkallës së parë, Gerd Hoxha, e dënoi dhunuesen pasi dëgjoi rrëfimet e tre fëmijëve që e përshkruan njerkën si të dhunshme me babain e tyre.

Në vendimin e tij, gjyqtari ju referohet të dhënave të recidivizmit të 50-vjeçares, e cila ishte gjetur fajtore për të njëjtin krim ndaj partnerit edhe në vitin 2016, por dënimi ishte pezulluar me kushtin që ajo të mos kryente vepër tjetër.

Megjithatë, pavarësisht dënimit të gruas, çifti ka vazhduar bashkëjetesën dhe kjo duket se ka sjellë përsëritjen e dhunës dhe ngritjen për herë të dytë të akuzës, si dhe dënimin për herë të dytë të saj me nëntë muaj burg. Dhe, siç rezultoi nga gjykimi në apel, çifti nuk kishte pritur pushimin e akuzave nga apeli për të vazhduar jetesën e përbashkët.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…