Policia italiane ka arrestuar të dashurin filipinez të studentes shqiptare, Ilaria Sula e cila u gjet e v rarë me thikë mëngjesin e sotëm dhe e hedhur brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar. Filipinezi dyshohet se e ka qëlluar disa herë me thikë 22 vjeçaren shqiptare brenda apartamentit të tij në një lagje afrikane. Pas krimit të rëndë, filipinezi mori celularin e shqiptares dhe postonte në rrjetet e saj sociale.
