Sa festoj Ditelindjen ndërroi jetë ikona e kinematografisë shqiptare. Prehu në paqe, Zonja e Madhe e artit

Një lajm i trishtë erdhi mëngjesin e kësaj të enjte. Ikona e kinematografisë shqiptare, një yll i cili shndriti përgjatë gjithë jetës së saj, u shua në moshën 93-vjeçare.

Margarita Xhepa, një emër që nuk ka nevojë për tituj, pasi ajo vetë ishte një monument i gjallë i artit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e këtij 3 prilli në shtratin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje e cila fatkeqësisht e “gjunjëzoi” në fund të kësaj beteje.

Margarita, gruaja e fortë me të cilën shumë prej nesh janë rritur duke e parë nëpër filma e teatre, i fali të gjithë shpirtin e saj artit shqiptar.

Me ikjen e saj nga kjo botë, Margarita na ka lënë pas shumë çka. Ajo është përjetësuar në çdo interpretim, në çdo duartrokitje, brohoritje të shqiptarëve, por jo vetëm.

E sot, në këtë mëngjes të trishtë prilli, aktorja la në dhimbje familjarët, kolegët e shumtë, miqtë e pafund e mijëra e mijëra shqiptarë. Newsbomb i shpreh ngushëllime familjarëve e të gjithë atyre që patën fatin të jenë bashkëudhëtarë dhe të njohin Margarita Xhepën në këtë jetë.

Prehu në paqe, Zonja e Madhe e artit. Shqipëria do të të duartrokasë përjetësisht!

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…