Shenja që do të marrë vendimin e jetës! Horoskopi për fundjavën nga Meri Gjini: Kujdes çfarë firmosni

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e dytë të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Pjesa e dytë e javës do jetë më pozitive se ditët e para. Nisur nga sot na jep zgjidhje që kanë patur ngecje të vogla.

Nëse çështjet që kanë të bëjnë me pagesat, me shtetin, me dokumenta, me zyrat, i vendosim në agjendë sot edhe nesër, do keni mundësi shumë të mira për t’i zgjedhur.

Hiperaktiviteti do jetë në plan të parë. Nga e marta jemi ndjerë më të lehtësuar, nga eklipsi i diellit.

Është një katër ditësh që jep mundësi të mira edhe për tu çlodhur. Jemi futur në një hënë me hyrje pozitive me planetin e fatit. Jep mundësi zgjidhjesh. E shtuna dhe e diela jep edhe mundësi për arratisje të shkurtra.

Dashi
Diellin e kanë te vetja në hyrje shumë të mirë për planetin e fatit.

Vendosni në agjendë çështje që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me lekun.

Qofshin këto situata me shtetin apo me të tretët. Vendosni sot dhe nesër në agjendë takime të rëndësishme.

Të lehtësuar nga Merkuri dhe Venusi, del në sipërfaqje një lodhje në situatat personale. Ka nisur një periudhë shumë e rëndësishme e hyrjes së Neputinit te Dashi, por do ndikojë gjatë verës vetëm për të lindurit në ditën e parë të shenjës, duke sjellë transformie të mëdha.

Demi
Mërkuri dhe Venusi shumë afër njëri-tjetrit ka të bëjë me emocionin, por jo me jetën perosnale. Ka të bëjë me paqartësi, pikpyetje, pasiguri që lidhen me profesionin, zhvillimin, ndryshimin. Janë gjëra që kanë të bëjnë me pragmatizmin e tyre. Bëni korigjimet që bëni me njerëzit që doni, që të ndihmoni veten në rrugën e transformimit. Ka ardhur momenti që të merren me ndërtimin e një strukture që do i rezistojë kohës. Të futeni në një rutinë stabël me premtime të gjata në kohë.

Binjakët
Planetin e fatit e kanë me vete në hyrje pozitive. Jupiteri te Binjakët do jetë deri në 10 ditëshin e parë të qeshorit. Pavarësisht problematikave të vogla, pikpyetjeve që kanë patur në lidhje me jetën personale, shqetësimet me fizikun, është momenti që duhet të shfrytëzohet për lëvizje të mëdha. Duhet të dalin nga guacka e pasigurive. Ky moment është shumë i rëndësishëm, nga sot deri në 8 qershor për tu marr më çështje prone, për të blerë një pronësi, për të hapur një biznes. Pra çështje të rëndësishme jetike që mund të ngjyrosin jetën e tyre të paktën për 14 vite.

Gaforrja
Në pjesën më të madhe të këtij katërditëshi e kanë hënën te vetja, do e gjejnë formën për të qenë në qendër të vëmendjes. Hyrja e Mërkurit me Venusin te Peshqit i mbush me energji pozitive, pavarësisht se janë në të kundërt. Kanë plane për zhvillime, por plot paqartësi dhe pikpyetje. Fundjava, dita e diel është shumë e mirë për të qenë në qendër të vëmendjes së njerëzve që duan.

Luani
Ajo që është e rëndësishme për ta është dëshira që kanë për të folur dhe për të qenë në ambjente të ndryshme. Këtë fundjavë do e gjejnë veten të lëvizin në shumë territore dhe njerëz. Kanë nëvojë të rifreskojnë pjesën sociale të tyre. Mezi presin të zgjidhin problematika që kanë të mbartura prej kohësh, që prej 2023. Kjo do jetë ngecja që kanë brenda vetes.

Virgjëresha
Neptuni ka kaluar te Dashi, ka nisur një fazë shumë e rëndësishme për të ripozicionuar veten në raport me njerëzit që kanë vite në rrugëtimin e tyre. Ky pozicionim do jetë deri në mesin e shtatorit. Ndjesia të di ku jam dhe më kë do e vazhdoj rrugën do jetë shumë e fortë. Jeni në një fazë ndryshimi, që nëse tregoheni vigjilent do ndikojë shumë për mirë.

Peshorja
Nuk ndikon shumë hyrja e Mërkurit me Venusit. Vendosja e Diellit në hyrje me Jupiterin bën që të kenë ëndrra të bukura dhe optimizën për vazhdimësinë. Mezi prisni kthimin e Mëkruit në të drejtë javën që vjen. Kjo fundjavë ka një vendimarrje. Marrin një vendim të qartë.

Akrepi
Është një 4 ditësh që ka tendencën që të zgjidhin shpejt e shpejt çfarë kanë dhe duan të bëjnë një agjendë personale të tërhequr nga zhruma, puna dhe e përditshmja. Në çfarë do lloj vendi që të jenë, duan që të jenë diku tjetër. Vendoseni në agjendë që nesër një arratisje, që ta arrini me sukses. Në punë, vazhdojnë ngecjet ende. Sa më shumë afrohet Mërkrui me Venusi aq më të lehtë do e keni zgjidhjen për ekonominë. Sot kujdes me shkresat.

Shigjetari
Ka një tendencë të fortë për të ëndërruar momente të bukura udhëtimesh. Por është domosdoshmëri ripozicionimi në raportet në çift dhe familje. Tematika qëndrore është diskutimet për shqetësimet e mbartura që nga vjeshta. Faktori i të papriturës është prezent të shutnën dhe të dielën.

Bricjapi
Do të duhet këtë 4 ditësh të gjejnë kohën për veten. Për tu çlodhur, pasi Venusi në të kundërt bëri që të merren me çështje dhe problematika që i përkasin të tjerëve. Me Marsin përballë, bashkëpunimet apo ndihma favorizon shumë ngarkesat tuaja në lidhje me profesionin. Emocionalisht duhet të punoni me vete.

Ujori
Këtë 4 ditësh duhet të merreni me diskutime që i përkasin prindërve ose fëmijëve. Këto janë 2 tematikat kryesore. Ka një tendencë që duan të sheshojnë situatat dhe të mbëjnë ujrat e qeta në familjet e tyre. Problematika e tyre afatgjatë mbetet përmirësimi i të ardhurave ose mundësia për të gjetur formën për mos të patu borxhe apo kredi.

Peshqit
Vensui në të kundërt, Mërkuri në të kundërt te Peshqit. Pasiguria në lidhje me paranë mbetet çështje e momentit. Kjo do vazhdojë derisa Venusi është në të kundërt, 13 prill. Mënyra se si ndihen është pikpyetje në lidhje me profesionin. Mos i ndani me të tjerët dhe mos i lëvizni gjërat tani. Neptuni është racional për Peshqit, kështu do mësojnë të jenë më të pjekur dhe me këmbë në tokë.
/vizionplus.tv

Related Posts

“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…

Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Momenti më i rëndësishëm në jetën e Edi Ramës, është dita kur Linda pranoi që të ishte gruja e tij. Kështu deklaroi kryeministri në një intervistë për…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…

Aksident tr*gjik ne vend, nje i vd*kur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku një i moshuar ka përplasur për vdekje një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Edhe pse është…