Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident

TIRANË- Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.

“Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur makinën pa dijeninë time dhe ka ndodhur një incident. Ka gërvishtur 2 makina të tjera me makinën time. E kishte marrë për llogari të vet, me sa pashë nga dokumentet që e kishin arrestuar në flagrancë, pashë që kishte lëvizur në gjendje të dehur punëtori i servisit. Në këtë rast është bllokuar makina ime”, tha denoncuesi.

Gjykata e Shkallës së Parë, përveçse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa pasur pretendime për kthimin e makinës.

“I jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të më rikthyer mjetin tim. Pasi çështja vazhdon në Apel, por unë nuk kam të bëj fare me çështjen e atij. Unë thjesht po kërkoj mjetin tim, që të më kthehet mua si pronari i makinës. Kam bërë kërkesën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje ne lidhje me këtë çështje”, shton Sait Ruçi.

Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel. Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cenuar gjykimin për autorin e veprës./Tvklan.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…