Shenjat serioze qe tregojne se keni diabet Tipi 2 dhe nuk po e kuptoni

Kur keni këtë sëmundje, #trupi juaj nuk arrin t’i shndërrojë si duhet karbohidratet e ushqimit në #energji. Kjo shkakton grumbullimin e sheqerit në gjakun tuaj. Me kalimin e kohës, ajo rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, verbëri, #dëmtime të nervave dhe të organeve, si dhe kushte të tjera të rënda. Ajo prek njerëzit e të gjitha moshave dhe simptomat e hershme janë të lehta. Afërsisht, 1 nga 3 të prekurit me #Diabet Tipi 2, nuk e di që e ka këtë sëmundje.

ÇFARË DO TË VINI RE NË FILLIM?
Njerëzit me Diabet Tipi 2 shpesh nuk kanë #simptoma. Kur ato shfaqen, një nga të parat simptoma mund të jetë etja e tepërt. Të tjerat përfshijnë: gojë të thatë, oreks të shtuar, urinim të shpeshtë (çdo orë) dhe rënie (ose shtim) të pazakontë peshe.

SIMPTOMAT E VONSHME: Ndërsa #niveli i sheqerit në gjak rritet, ju mund të keni probleme të tjera si: dhimbje koke, turbullim të pamjes dhe lodhje.

SHENJAT E PROBLEMEVE SERIOZE – Në shumë raste, Diabeti Tipi 2 nuk zbulohet deri sa të ketë shkaktuar dëme serioze në shëndetin tuaj. Disa ‘flamuj të kuq’ përfshijnë:
• Prerje ose plagë që shërohen ngadalë;
• Infeksione të shpeshta fungale ose infeksione të traktit urinar;
• Kruarje lëkure, veçanërisht në zonën inguinale.

KJO MUND TË NDIKOJË NË JETËN TUAJ SEKSUALE – Diabeti mund të dëmtojë enët e gjakut dhe #nervat në organet gjenitale. Kjo mund të çojë në një humbje të ndjeshmërisë dhe të vështirësojnë arritjen e orgazmës. Gratë janë gjithashtu të prirura për thatësi vaginale. Afërsisht1 në 3 #gra me diabet ka çrregullime të fushës seksuale. Rreth 35-70% e meshkujve që kanë këtë sëmundje, ka rënie të fuqisë seksuale gjatë jetës.

FAKTORËT E RREZIKUT QË JU MUND TË KONTROLLONI – Disa zakone dhe gjendje shëndetësore të lidhura me stilin e jetës mund të rrisin mundësinë për Diabet

Tipi 2. Këtu përfshihen:
• Mbipesha, sidomos në bel;
• Jeta sedentare;
• Pirja e duhanit;
• Konsumi në sasi të mëdha i mishit të kuq, produkteve të mishit, produkteve të qumështit me #yndyrna të larta dhe ëmbëlsirat;
• Nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve.
FAKTORËT E RREZIKUT PËR GRATË – Mundësia e shfaqjes së Diabetit Tipi 2 rritet nëse:
• Keni patur diabet gestacional kur keni qenë shtatzënë;
• Keni lindur një fëmijë që peshonte mbi 4.5 kg;
• Sindromi i ovarit policistik.

SI DIAGNOSTIKOHET? – #Mjeku juaj do të marrë pak gjak dhe të bëjë një test A1C (hemoglobina e glukozuar). Ajo tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë 2-3 muajve të fundit. Nëse ju tashmë keni simptoma, mjeku mund t’ju kërkojë një analizë të glukozës në gjak (glicemi), e cila tregon se cili është përqendrimi aktual i sheqerit në gjak.
Pra, mos humbisini kohë! Bëni një #kontroll për diabetin, veçanërisht nëse jeni #mbipeshë ose me një histori familjare të diabetit.

Related Posts

Evropa përfshihet nga vala e parë ekstreme e të nxehtit – temperaturat arrijnë deri në 46.6°C, alarm për “kupolën e nxehtësisë”

1 Korrik 2025 – Europa Jugore dhe Qendrore po përjeton valën e parë të të nxehtit ekstrem për këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në…

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja me Italinë për pensionet. Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë…

Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj? Horoskopi Mujor: Korrik 2025

DASHI Ke hedhur themelet dhe tani është koha të dalësh në dritën tënde. Dashi , gjërat do të ecin shpejt për ty deri në fund të muajit;…

SPAK PROVA të REJA kundër ish-çiftit Meta-Kryemadhi/ Një tjetër kartë ‘NË SKENË’ me 240 mijë dollarë shpenzime!

Ndërkohë që ish-presidenti, Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK. Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një…

Horoskopi ditor, e martë 1 korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te…

I fundit! Piu nje gr*sht me ilace, shtrohet me urgj*nce ne spital kengetarja njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej ditës së diel ndodhet e shtruar në spital. Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja publikoi në WhatsApp disa pamje…