Historia RRËQETHËSE e vogëlushit Gëzim që lu*fton për jetën, ra në koma ditën që festonte 3-vjetorin

Prej dy muajsh, Gëzimi priste me padurim këtë ditë. Ditën kur do të bënte 3 vjeç.

Dita kur shokët do t’i këndonin këngën e urimit, ai do të mbyllte sytë, do të shprehte një dëshirë dhe do të frynte qirinjtë mbi tortë. Kishte recituar pafund vargjet që do t’u thoshte të gjithëve, duke e imagjinuar festën e madhe, të mbushur me tullumbace dhe dhurata. Por fati i pashpirt, kishte shkruar një skenar tjetër për të. Pikërisht më 29 mars, ditën kur do të mbushte 3 vjeç, Gëzimi ra në koma.

Prej disa ditësh gjendet i lidhur me tubat e aparaturat që e mbajnë në jetë. Nuk i hap sytë, nuk flet, trupi i tij po përpiqet të luftojë fort me sëmundjen që e ka mbërthyer në kthetrat e saj, por s’po mundet më.

Në fillim, Adela dhe Albani menduan se ishte një virozë e zakonshme. Por brenda disa orësh, djalit të tyre të vogël iu rëndua frymëmarrja, trupi i tij u bë i plogësht, dhe sytë e tij të bukur, dikur plot jetë, nuk arritën të hapeshin më. Në spital, gjithçka ndodhi shpejt. Dhe pastaj, një frazë që i goditi si rrufe në qiellin e hapur: Djali juaj ka një sëmundje tëe rëndë që prek trurin…

Adela i njihte mirë këto terma, i njihte më mirë se kushdo tjetër. Ajo vetë është mjeke, një neonatologe që çdo ditë lufton për jetën e fëmijëve të vegjël. Ka parë dhjetëra raste të ngjashme, ka luftuar për shumë jetë të vogla… por tani është ndryshe. Tani është Gëzimi i saj.

Gëzimi është gëzimi i parë e i vetëm për dy prindërit e tij, Adelën dhe Albanin. Ata janë dy të rinj intelektualë, që nga qyteti i Krujës erdhën në Tiranë dhe vazhduan universitetin. U njohën në bankat e gjimnazit para 14 vitesh, të dy me një brengë të madhe, me një dhimbje që vetëm ata të dy mund ta kuptonin; ishin jetimë. Si për ironi të fatit, në vitin 2009, kur Albani ishte vetëm 16 vjeç, ndërroi jetë i ati i tij, Gëzimi. E pak muaj më vonë e njëjta tragjedi goditi edhe Adelën. Në vitin 2011, të rinjtë shkëmbyen shikimet e para në korridoret e shkollës dhe bashkë me historinë e tyre të madhe të dashurisë, triumfuan edhe ëndrrat. Në vitet që pasuan, ata ndërtuan jetën e tyre me sakrifica, mes studimeve dhe punës, mes mungesave dhe përpjekjeve për të mbijetuar në një botë që nuk u kishte dhënë asgjë falas. Por më pas, jeta u buzëqeshi. Adela u bë mjeke, Albani një jurist.

E kur zemrat duhen shumë, duhet dhe një zemër e tretë për të ndarë gjithë dashurinë. Në 29 mars të 2022 erdhi në jetë një djalë i bukur si drita, lumturia e Adelës e Albanit. E quajtën Gëzim, njësoj si babai i Albanit, për të rikujtuar në çdo herë, gjyshin e mirë që Gezimi s’pati fatin kurrë ta njihte.

Në Shqipëri për vogëlushin nuk ka më shpresa. Ai ka nevojë për një trajtim të specializuar jashtë vendit. Gëzimi ndoshta nuk e kupton gjithë këtë luftë, por diku, thellë brenda tij, një dëshirë është ende duke pritur. Një dëshirë që nuk është shprehur ende. Ditëlindja e tij nuk ka përfunduar. Qirinjtë e tij nuk janë shuar. Dhe për sa kohë ka ende shpresë, ai do të luftojë. Për jetën. Për ëndrrën e tij. Për të hapur sytë dhe për të dëgjuar përsëri zërin e prindërve të tij që i këndojnë: Shumë urime për ty, shumë urime për ty, shumë urime për Gëzimin…

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…