“Mashtrim dhe vjedhje”/ Gjesti përfundon te “Piranjat”, ja për çfarë bëhet fjalë

Një skandal i pazakontë ka tronditur komunitetin shqiptar në Diasporë, pas një akt bamirësie që përfundoi në zhgënjim të thellë.

Katër të rinj shqiptarë nga Shipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Europës, vendosën të mbështesin banorin e tyre të preferuar të Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke organizuar një aksion simbolik.

Ideja ishte mbledhja e një shumë prej mbi 5,000 euro për të realizuar një surprizë spektakolare përmes fluturimit të parashutave dhe dronëve mbi shtëpinë e BBVA – një gjest dashurie dhe përkrahjeje për Gjestin. Por, surpriza nuk ndodhi kurrë.

Sipas hetimeve të emisionit investigativ “Piranjat”, organizimin dhe administrimin e fondeve e kishte marrë përsipër Diamant Aliu, 32 vjeç, nga Ferizaj. Pasi paratë u transferuan tek ai, Diamanti u zhduk pa lënë gjurmë dhe pa dhënë asnjë informacion mbi realizimin e projektit.

Gazetarët e “Piranjat” udhëtuan drejt Ferizajt për të gjetur Aliun dhe për ta përballur me pyetje. Pas disa përpjekjesh, ata e gjetën pranë shtëpisë së tij, por ai refuzoi të japë ndonjë deklaratë dhe mbylli derën, duke shmangur çdo përgjegjësi.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij deklaroi se ishte ndarë prej kohësh nga ai dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. As familjarët e Diamantit, të cilët ndodheshin në një fshat pranë Ferizajt, nuk ishin të disponueshëm për të dhënë një koment.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…