Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëIIua me pIumb në kokë në Itali

Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. Topjana, personi në foton e mëposhtme, po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre.

Personat që zbritën nga Audi kanë debatuar fillimisht me viktimën. Debati me tone të larta ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve të lokalit pranë, të cilët tentuan t’i qetësojnë, por pa sukses. Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati u agravua në vrasje. Në një moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend në sy të të birit.

Policia italiane njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, raportohet se e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty. Autori 30-vjeç, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndonëse pas vrasjes u arratis nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje.

Related Posts

JU QË keni lindur nga vitet 1960 deri më 1990 besoj që jeni dakord me këto situata!

JU QË keni lindur nga vitet 1960 deri më 1990 besoj që jeni dakord me këto situata!🔹ME P05HTÊ⤵ Çadra kushtonte 10 lekë. S’kishim shezlong por uleshim në…

Qytetarja tregon si është të jetosh pa ujë në mes të kryeqytetit

Prej disa ditësh, banorët e disa lagjeve në Tiranë po përballen me mungesën e ujit në çezmat e tyre. Në mes të kryeqytetit, pranë sheshit “Wilson”, një…

“Kliko pikën jeshile, bëhu milioner”: Punonjësja e bashkisë Gramsh tregon si u mashtrua

Një tjetër skemë mashtrimi online ka dalë në dritë, këtë herë në qytetin e Gramshit, ku një punonjëse e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë ka rrëfyer se si…

Gruaja e oligarkut i reklamon private jet-in shqiptarëve të varfër

Në qendër të një hetimi të hapur prej muajsh nga SPAK, është emri i shumë-lakuar i Ilir Shtufit, oligarkut të ndërtimit i përfolur për skema pastrimi parash….

Aldo Bare kërkon në Gjykatën e Lartë uljen e dënimit

I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit. Mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje…

Morën pҽng një burrë për disa orë, në kërkim dy të rinj

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në Kamzë. Ai është mbajtur peng për disa orë brenda një banese….