Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, zbardhet vendimi i qeverisë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 Maj të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do mbahet në Tiranë.kryeministria

Institucionet shtetërore që janë pushim e kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Nga vendimi përjashtohen Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit, dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

Vendimi i qeverisë:

CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related Posts

Konkurencë mes formateve? Luizi në BBVA, Arbana drejt BBVK-së

Hyrja surprizë e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është konsideruar si një nga lëvizjet më të forta televizive të këtij sezoni, duke rikthyer vëmendjen…

Dy hyrje të reja në BBVIP Albania, përveç Luizit

Sonte shtëpia e Big Brother VIP Albania duket se do të jetë më e nxehtë se kurrë. Përveç Luizit, që ka qenë fokus i banorëve dhe publikut…

Autobusi bie në përrua, 14 persona humbin j*tën! Aksident tr agjik

BOLIVI – Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 14 personave në Bolivi, pasi një autobus doli nga një rrugë rurale…

Horoskopi ditor, e diel 8 shkurt 2026

Dashi Ky është momenti për të kuptuar se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi, ndaj nëse nuk e dini ende, mos bëni lëvizje të nxituara. Sfera financiare mund…

TENSION NË QEVERI/ Përplasje e fortë mes Edi Rama dhe Belinda Balluku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Një situatë e tensionuar është krijuar në kulmin e qeverisë, pasi vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese kundër ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka tronditur…

Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re, Xhensila Myrtezaj publikon këngën thumbuese! A është dedikim për aktorin?

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit…