E rende! Shqiptaret shkaterrojne serish Parashqevine! E frikshme cfare i ka ndodhur pas 3 javesh qe e gjetem

Prirja jonë për t’i çuar gjërat në teprim, është një eksluzivitet bastard, për të cilin ka një shekull që burra të urtë të këtij kombi, na e kanë lënë jo tamam si një konstatim, por si një mallkim.

Sot në kohën e ritmeve të çmendura të ububusë së algoritmit dhe një qasje e pështirë protagonizmi, që na lejon të bëjmë edhe atë që nuk e ndalon ligji, por fytyra, ky teprim është më shumë klikime, më shumë para, e pse jo, më shumë projektor drejtuar kah ne.

Fatkeqe është ajo pré, e cila bie në gjahun e kësaj lukunie hijenash, dhëmbët e të cilëve jargen epshit për gosti dhe argëtim, i cili do të ishte i palotë pa një kloun.

Ajo që po ndodh me yllin e këngës së viteve ’80, Parashqevi Simaku, është e pagjasë në gjithë këtë orvatje joshje të algoritmit dhe budallallepsjes së narcizit. Çdo ditë që kalon ajo është aty në qendër të ciklonit viral, me shumë përngjasim te roli i klounit që dukshëm, i kanë dhënë të luaj asaj, altruistët dhe humanistët.

Ajo që nxorëm nga jeta cigane, po e rikthejmë sërish atje, por tashmë më se të poshtëruar të denigruar.

Vajza kavajse me buzëqeshjen që na marrosi dikur, është katandisur në një grua të braktisur që ka gjetur një shoqëri allasoj, që nuk qesh më, por zgërdhihet, këndon, kërcen, madje me gotën plot mbi kokë si ciganët sarhosh, gjasme duke kërcyer e gëzuar.
е ќе исчезнат засекогаш (пробајте го вечерва)
Дознај повеќе
Me emocione të ftohta dhe mëndje të kthjellët e kam të pamundur ta lexoj kështu siç duket, por të vërej përtej kësaj skene farse, kësaj fasade plot lajlelule dhe ngjyra.

Gjykoj, dhe do të isha i lumtur nëse do të isha i gabuar në këtë konstatim, se ajo që po ngjet është e dhimbshme dhe e patolerueshme.

Një divë si Vivian Simaku, ta pranojmë si kloun, gastore, jo e monarkëve të plotpushtetshëm, por e atyre që duan të shesin veten me çmimin e poshtërimit të një ylli.

Ndoshta pa e vrarë mëndjen se e gjithë kjo që ato po bëjnë, nuk është në nderim të saj, por në shpërbërje të çdoorshme të imazhit që ajo stampoi në kujtesën tonë nostalgjike.

E parapashë që në krye të herës se çfarë do të vinte, përshpejtonte, por nuk pata kaq fantazi të parashihja se situata e shpërdorimit të saj fyes do të shkonte deri këtu. Aq sa, larg qoftë të kesh të drejtë t’i japësh të drejtë fatit të keq që vuajti ajo.

Këtë po e bëjmë ne të gjithë që po e përdorim Parashqevi Simakun, por jo më pak është fajtore edhe ajo të lejojë të shpërdorohet nga ata që u pëlqen loja e talljes dhe argëtimit, pavarësisht kostos.

Çmimi që Simaku me gjasë duhet të paguaj këtë rikthim në jetën e një diva, është i shtrenjtë, më shumë se tarifa e një klouni që asaj i kanë dhënë të luaj në këtë skenë mizore poshtërimi.

Qofsha i gabuar, por gjithë kjo ka marrë tatpjetën dhe po shkatërron gjithçka që ajo ngriti me talent dhe përkushtim, për të fituar çfarë, të rivijë në jetë siç nuk do të dëshironim, të paktën ne që idealizuam tek ajo imazhin e një këngëtareje ikonike dhe të një gruaje s ek si.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…