K*rcënimet e Edi Ramës ndaj SPAK provë për lënien në b*urg të Erion Veliajt, sekuestrohet videoja 9 minuta me …

Apeli i Gjykatës së Posaçme zbardhi pak ditë më parë vendimin e plotë të seancës së 13 marsit për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj. Në vendimin prej 114 faqesh, Apeli i GJKKO arsyeton se pse kryebashkiaku i arrestuar duhet të mbetet në burg. Apeli në vendim arsyeton se Erion Veliaj mund të prishë provat dhe të largohet nga vendi. Në vendimin e Apelit të Posaçëm janë evidentuar me fakte dhe data të gjitha shkrimet e bëra nga mediat në shërbim të Veliajt.

Një ndër provat e BKH dhe SPAK që u “sekuestrua” është dhe videoja prej 9 minutash e dt.26.2.2025 e pasqyruar nga Top Channel, ku shfaqet kryeministri Rama duke sulmuar SPAK gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. “Nga procesverbali i këqyrjes së audio – videos në platformën Youtube, të mbajtur më datë 26.02.2025, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pasqyruar një pjesë nga fjalimi i Kryeministrit, të pasqyruar në median Top Channel, me titull “Kam një sugjerim për SPAK”, thuhet ndër të tjera në vendim. Në vendim thuhet ndër të tjera se janë disa prova si shkrime në media e deri tek deklarata z.Rama që janë konsideruar si fyese dhe denigruse ndaj Magjistratëve.

Sulmet e Ramës ndaj SPAK

Videoja që “sekuestroi” SPAK përmban deklaratat dhe kritikat e forta të Ramës ndaj SPAK dhe GJKKO, duke u kujtuar që të bënin punën e tyre dhe të mos reagonin për çdo gjë ndaj tij dhe mazhorancës, duke publikuar statistika, por të merreshin me provat dhe goditjen e korrupsionit. Ai e krahasoi SPAK si një strukturë që aktualisht po i ngjan redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi, siç personifikohet në stemën e saj (zonja me peshore dhe shpatë). Madje nuk hezitoi ta krahasonte Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale me një parti politike në këto momente, të cilën “këneta” po e shfrytëzon për qëllimet e saja.

“Thënë të gjitha këto kam një sugjerim për prokurorët e SPAK-ut. Meqë merren me deklarimet e mia, të bëjnë punën e tyre, t’i dëgjojnë këto që ne themi, që unë them, si kritika dhe shqetësime kritike, për ne dhe nga ne nuk i vjen e keqja dhe as shqetësim nga ne SPAK-ut. Dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, e të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, nuk kam gjë me gazetarët se bëjnë punën e tyre, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos sillen si redaksi portalesh e kanalesh, por të bëjnë punën e tyre. Sa herë, kurdoherë, kudoqoftë, që do kapin korrupsion, atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën. Korrupsion ama, korrupsion, nuk kemi ngritur Gjykatë Speciale e Prokurori që të bëjë Gjykatën Administrative, ILDKPI, gjykatësin e prokurorin e kështu me radhë, por i kemi ngritur si armë të fuqishme për të luftuar korrupsionin, para nesh, mbrapa nesh, lart poshtë, kudoqoftë, me prova, me respekt për të drejtat e njeriut, me fakte dhe të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, mos të merren me shifra e statistika, ato dalin në fund, ajo që duhet të garantojnë është që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen.

Kjo është arsyeja që unë dhe ne flasim, s’kemi asnjë arys tjetër. Meqë e nisëm me dëgjesën, Klotilda goli herën e kaluar dhe ne dëgjuam, ne nuk i thamë asaj se është e pafajshme apo se s’ka prova, por ama ne nuk mund të bëjmë sikur nuk kuptojmë kur kryetarja e Ligjeve e merr vesh nga televizori se është e hetuar dhe e akuzuar, nuk mund ta pranojmë ne se SPAK është redaksi lajmesh e me gazetarë që tundin dosjet dhe që japin lajmin se janë të akuzuar. Nuk pranojmë ne që njerëzit të merren në pyetje pa dijeni, të mos marrin avokatin, të intimidohen”, u shpreh ndër të tjera Rama./Elmas Bogdani

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…