“Babi nuk shoh!”/ Lajmi i rëndë u shembi botën, prindërit kërkojnë ndihmë për fëmijët me sëmundjen e rrallë

Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku. Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.

Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.

Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.

Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.

Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.

Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.

“Babi, ku je? Nuk shoh”- i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.

Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.
Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.

Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.

Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…