Zbulimi SHOKUES në pikën më të thellë të detit Jon!

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar se mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më të largët dhe më të paarritshëm. Studiues nga Instituti Helmholtz i Gjermanisë, në bashkëpunim me Qendrën Helenike për Kërkime Detare (HCMR), zbuluan në thellësinë e njohur si Kalipso, në Detin Jon pranë Greqisë, më shumë se 5.100 metra nën nivelin e detit, një sasi tronditëse mbeturinash.

Gjatë zhytjes me robotë të telekomanduar (ROVs), u identifikuan 167 objekte të dukshme në fundin detar, nga të cilat 148 ishin mbetje njerëzore: qese plastike, kanoçe të ndryshkura, copa tekstilesh, shishe qelqi. Në disa zona, mbetjet ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, duke sugjeruar se mund të jenë hedhur me qëllim nga anije tregtare apo peshkimi.

“Është një dëshmi e qartë se nuk ka më asnjë cep të oqeanit që nuk është prekur nga njeriu”-deklaroi studiuesja Antje Boetius, drejtoreshë e Institutit Alfred Wegener dhe pjesë e ekspeditës. Deti Mesdhe, ndonëse mbulon më pak se 1% të sipërfaqes oqeanike globale, mban mbi 7% të ndotjes me plastikë në botë, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Si një det pothuajse i mbyllur, me dalje të kufizuara në Oqeanin Atlantik dhe me një popullsi të dendur në brigje, Mesdheu kthehet në një kurth natyror për mbetjet.

Studiuesit theksojnë se mbeturinat nuk nxirren në brigje apo plazhe turistike përmes rrymave detare dhe gravitetit, ato përfundojnë në thellësi. Aty, për shkak të temperaturës së ulët dhe mungesës së dritës, plastika dekompozohet shumë ngadalë dhe mund të mbetet për shekuj me radhë, duke dëmtuar habitatet e faunës detare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…