Dhυηa në Big Brother, Jozi ndalohet nga Policia e Tiranës pas G0DlTJES së Gjestit

Skandal dhune fizike në prag të finales së Big Brother Vip Albania 4, Jozi ndalohet nga policia pas dhunoi Gjestin.

Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin. Ai iu sul me shpullë dule e hedhur në tokë Gjestin që mbeti i shokuar dhe i lënduar fizikisht.

Pak pas incidentit, produksioni i Big Brother tha se ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozef Markun.

“Pas daljes së tij, Big Brother njoftoi menjëherë policinë, e cila bëri menjëherë të mundur shoqërimin e Jozef Markut për në rajon”, njoftoi Top Channel.

Sakaq mjekë dhe infermierët shkuan në shtëpinë e BBVIP dhe aktualisht po trajtojnë Gjestin, gjendja e të cilit raportohet se është e stabilizuar.

Top Channel reagon pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother Albania

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e saj ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma jonë televizive.

Produksioni nuk ka pasur asnjë informacion, sinjal apo indicie që do të mund të çonte në parashikimin e një sjelljeje të tillë. Ngjarja ndodhi në mënyrë të papritur, pa asnjë provokim të lidhur me formatin, dhe është thellësisht e dënueshme. Edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë të qartë dhe të panegociueshëm – dhe dhuna nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

Top Channel njofton se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm. Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…