Baronesha italiane i lë trashëgiminë prej 5 milionë eurosh kujdestares shqiptare, 8 nipërit e hedhin në gjyq. Avokatja: Shoh r’acizëm

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia linte pastrueses shqiptare: përveç rreth një milion eurosh në para të gatshme, trashëgimia përfshin edhe gjashtë apartamente, për një vlerë totale prej afro pesë milionë eurosh.

Megjithatë, tetë nipërit e baroneshës — të përfaqësuar nga avokati Claudio Malfer — kanë vënë në dyshim testamentin dhe kanë nisur një proces gjyqësor. Ata kanë hapur një çështje civile duke kërkuar anulimin e testamentit dhe, paralelisht, kanë bërë edhe kallëzim penal kundër kujdestares 44-vjeçare — e mbrojtur nga avokati Nicola Canestrini — duke e akuzuar se e ka mashtruar dhe manipuluar baroneshën.

Akuzat

Sipas Prokurorisë së Roveretos, gruaja 44-vjeçare ka përfituar nga gjendja e rënduar mendore e baroneshës, në një fazë që sipas tyre e pengonte atë të kuptonte dhe të vendoste me vetëdije. Në aktakuzë thuhet se në mars të vitit 2022, ajo e ka bindur baroneshën të hartojë një testament ku e shpallte vetë kujdestaren trashëgimtare të vetme, dhe një muaj më vonë, ka marrë edhe një prokurë të përgjithshme noteriale, që i jepte kontroll mbi pasurinë.

Në pritje të vendimit gjyqësor, prokuroria ka kërkuar dhe ka marrë miratimin e gjykatës për sekuestrimin parandalues të gjithë pasurisë. Kujdestarja, ndërkohë, nuk e ka pranuar ende trashëgiminë, pasi thotë se nuk dëshiron ta marrë atë pa u sqaruar nëse ka të drejtë ligjërisht.

Proceset gjyqësore

Janë në zhvillim dy procese: ai civil dhe ai penal. Seanca paraprake u mbajt më 10 prill, por për vendimin final do të duhet të pritet 8 maji, kur gjyqtarja hetuese, Consuelo Pasquali, do të vendosë nëse do të pranojë palën civile — nipërit — që është kundërshtuar nga mbrojtja e të pandehurës. Pas kësaj, gjykatësja do të shprehet mbi kërkesën e prokurorisë për ta çuar çështjen në gjyq, me akuzën e mashtrimit ndaj një personi të paaftë (circonvenzione d’incapace).

Mbrojtja e kujdestares

Avokati i kujdestares, Nicola Canestrini, ka ngritur edhe një shqetësim tjetër:

“Në këtë proces shoh rrezikun e racizmit, edhe në mënyrë të pavetëdijshme,” — thotë ai. “Në argumentet e palës kundërshtare përmendet ‘tradita familjare’ dhe ‘gjakun që duhet respektuar’, sikur klientja ime të mos kishte pasur rëndësi në jetën e baroneshës.”

Sipas tij, është krejt e kundërta. Ai tregon se kujdestarja vazhdonte të frekuentonte shtëpinë e baroneshës edhe pasi nuk punonte më aty, vetëm sepse baronesha kërkonte që të ishte pikërisht ajo që e ndihmonte të shkonte në shtrat.

Canestrini shton edhe diçka tjetër:

“Në 25 vite karrierë, nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të më telefononin vetë dëshmitarët: mike të baroneshës dhe pronarë dyqanesh që ajo frekuentonte me klienten time. Të gjithë më kanë thënë se kujdestarja ishte më shumë viktimë sesa përfituese e situatës.”

Videoja e testamentit

Mbrojtja ka në dorë edhe një tjetër provë të fortë: një video që tregon momentin kur është hartuar testamenti, përpara noterit më 21 mars 2022.

“Në këtë video,” — thotë Canestrini — “baronesha e korrigjon vetë noterin, duke i thënë saktësisht emrin e kujdestares. Kjo tregon qartë se ajo ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po bënte.”

Ekspertiza mjekësore

Ndërkohë, prokuroria ka paraqitur një ekspertizë psikiatrike, të përpiluar mbi bazën e dokumentacionit të mbledhur pas vdekjes së baroneshës, sipas së cilës gjendja e saj mendore kishte filluar të përkeqësohej disa muaj para vdekjes, që ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Të gjitha provat janë paraqitur tashmë. Tani i mbetet gjykatëses Pasquali të vendosë: a do të shkojë çështja në gjyq, apo do të vendoset që nuk ka vend për ndjekje penale ndaj kujdestares shqiptare./ Corriere della Sera

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…