Unë që flija në stola, sot jam në shkollë të lartë!” Ëndrra e realizuar e një jete me trazira

“Sot jam 40 vjeçe, them kam arritur atë që kam dashur”. Kjo ishte fjalia e parë e Anjezës në nisje të rrëfimit në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Përgjatë 40 viteve të jetës së saj, ajo është ndier sikur nuk i përkiste asnjë vendi, e tepërt, ka ndier mungesën e dashurisë, gërryerjen e urisë, dhunën, pafuqinë për t’i dhënë një jetë më të mirë djalit dhe humbjen e shpresës.

Në të gjitha këto, ka gjetur edhe forcën për të mos u dorëzuar në asnjë moment. Pas divorcit me bashkëshortin e dhunshëm, Anjeza u përpoq që jeta e saj dhe e djalit të merrte një orientim tjetër. Njëkohësisht, ajo nuk dëshironte në asnjë moment që djali të kishte fatin e saj dhe të mos afrohej me të atin.

Ajo dhe djali u vendosën në Vlorë dhe disi arritën të sistemoheshin, edhe pse Anjeza ndien peshën e fajit që djali s’ka kaluar një fëmijëri të bukur. Gjithsesi ia doli të gjente një punë dhe aty ndodhi edhe realizimi i ëndrrës së saj të parë: të përfundonte shkollën e mesme. Në rrugën e saj u gjend njeriu i parë që e përkrahu në këtë rrugëtim.

Anjeza: Në Vlorë ishte mundësia që unë të punoja në një resort me 5 yje, Marina Bay”.

Ardit Gjebrea: Ti hyre aty me një kusht ama.

Anjeza: Po.

Ardit Gjebrea: Cili ishte?

Anjeza: Unë hyra me një kusht, administratorit Besnik Lulaj i thashë dëgjo unë do të vij në punë, i tregova gjithë jetën si po e tregoj këtu me 2-3 gjëra, por unë i thashë dua të vazhdoj shkollën.

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha Besi?

Anjeza: Më tha “lejen e ke nga unë”. Kur personat e tjerë nuk ishin dakord të administratës ose edhe menaxherët e hotelit, z. Besnik ka ndërhyrë “kjo do të vazhdojë shkollën” dhe unë bëra 2 vjet në Vlorë…

Ardit Gjebrea: Shkollën e mesme flasim?

Anjeza: Shkollën e mesme, 2 vitet e fundit u transferova në Tiranë me mendimin që pas 2 viteve unë do të vazhdoja të lartën.

Ardit Gjebrea: E mbarove shkollën e mesme?

Anjeza: E mbarova shkollën e mesme.

Në fund të shkollës së mesme, Anjeza lindi vajzën me bashkëjetuesin i cili është kthyer në shokun dhe mbështetjen e saj më të madhe. Në moshën 39-vjeçare, uria e saj për shkollën vijonte dhe arriti të fitonte një degë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, por u përball edhe me një disfatë.

Anjeza: Kur ishte momenti që të bëheshin pranimet, regjistrimet e shkollës së lartë, më duhej që të paguaja një faturë në atë moment që unë të vazhdoja. Në atë moment unë nuk kisha…

Ardit Gjebrea: Nuk kishe lekë?

Anjeza: Në atë moment sikur më ra qielli në tokë dhe të arrish deri në gjysmë të ëndrrës, nuk doja as shtëpi, as katandi, nuk dua asnjë gjë, edhe sot e kësaj dite unë jam e pastrehë te Qendra e Emergjencave në Tufinë. Unë doja vetëm shkollën, thosha ta mbaroj atë dhe të vdes, s’e kam problem më të jetoj se dua t’u jap një shembull edhe fëmijëve të mi që mami gjithë këto probleme kishte dhe prapë shkollën nuk e la.

Mes lotëve e ngashërimave që ‘e shkundnin’ në atë moment, kujton Anjeza, pranë saj u afrua një grua që i dhuroi mundësinë e jetës.

Anjeza: Një zonjë më vjen, më afrohet, “çfarë ke”, më tha mua “se po të bie të fikët, çfarë ke?” I thashë nuk kam mundësi të paguaj faturën, a ka mundësi nesër ose pasnesër ta paguaj? “T’i jap unë”, tha. Në momentin e parë pa më njohur “t’i jap unë”. Kur më tha “t’i jap unë”, sikur më hapi sytë e mendjes, seriozisht. Për një person tjetër kjo duket e parëndësishme, për mua në atë moment sikur më dha jetën ajo.

Ardit Gjebrea: U regjistrove?

Anjeza: Po, u regjistrova. Ditën e parë që jam futur në universitet, jam ulur aty te guri i universitetit dhe kam qarë, qarë, qarë. I kam thënë vetes vetëm kaq: je një person që ke vuajtur dhe ke qenë e tepërt gjithandej. Je një person i pastrehë, ka raste me bukë dhe pa bukë. Ke vajtur në shkollë, në gjimnaz ndoshta dhe pa bukë dhe sot arrin të vazhdosh shkollën e lartë, i bie që kjo ishte për mua gjë shumë e madhe edhe është, gjë që sot e kësaj dite nuk arrij dot ta mendoj këtë gjë që unë jam në shkollë të lartë, unë, ajo që flinte nëpër stola, unë jam në shkollë të lartë sot. Unë jam krenare për veten time!/tvklan.al

Related Posts

Vdes në makinë biznesmeni shqiptar, qe kishte lidhje te ngushta me ish kryeministrin (EMRI+FOTO)

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në…

Kush është Besmir Beja, pasuesi i Gazhelit në krye të Doganave

Pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit dhe emërimit të tij si zv.ministër i Mjedisit, drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave i është besuar Besmir Bejës….

Një hit shqiptar dhe dy emra të mëdhenj francezë: Çfarë po fshihet pas kësaj kënge?

Një debat i ri po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke vënë në qendër dy emra të njohur të muzikës franceze, Zaho dhe Moha K, si…

Zhduket një avion me 15 persona në bord, pak para mbërritjes në destinacion

Autoritetet kolumbiane kanë humbur kontaktin me një avion që transportonte 15 persona, njoftoi Ministria e Transportit e Kolumbisë, së bashku me kompania shtetërore ajrore Satena. Avioni, një…

”Duhet te merrni masa strikte ose …”/ Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret…

“Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen”/ Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të …

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta…