Aksident tragjik në Paskuqan – Humb jetën një grua 72-vjeçare, një tjetër mbetet e plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:35, pranë mbikalimit të Paskuqanit, ku dy kalimtare janë përplasur nga një automjet ndërsa po kalonin trafikndarësen.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Q., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur dy kalimtaret:

L. S., rreth 72 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra

H. M., rreth 66 vjeçe, e cila ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve

Mësohet se të dyja gratë dyshohet se po kalonin në mënyrë të parregullt nëpër trafikndarësen, në momentin kur janë përplasur nga automjeti.

Drejtuesi i mjetit, R. Q., është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe përgjegjësive përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al