Cm*nduri e motit! Meteorologia parashikon javë përvëluese, dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë në Euronews Albania ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën e mërkurë, me temperaturat që do të arrijnë pikun, me një vlerë mesatare deri në 30 gradë Celsius.

“Do të kemi një javë që do të jetë e paqëndrueshme, duke qenë se reshjet do të jenë prezente. Megjithatë, do të jetë një javë e ngrohtë, ndryshe nga java e shkuar, ku ne vazhdonim të mbanim xhupa, edhe pse ishim pothuajse në mesin e pranverës. Gjatë kësaj jave, temperaturat do të ndryshojnë, madje kanë ndryshuar dhe janë rritur. Vlerat minimale kanë shkuar më lart, dhe mëngjeset tani janë bërë akoma më të ngrohta. Tashmë mjaftohemi të dalim me një xhaketë të lehtë dhe jo më me xhup,” tha Porja.

Porja theksoi se temperaturat do të jenë 5 gradë Celsius më shumë se normalja për këtë muaj por megjithatë ajo tha se moti do të jetë i paqëndrueshëm, me lagështi në ajër dhe mundësi reshjesh shumë të lehta shiu.

“Sot, termometri tregon 5-6 gradë në zonat malore dhe pritet që maksimumi të arrijë në 25 gradë. Duke filluar nga nesër, do të kemi një rritje tjetër të temperaturave, ndërsa dita e mërkurë do të shënojë temperaturën maksimale prej 30 gradësh, që do të thotë 5-6 gradë Celsius më shumë se normalja për këtë muaj. Nga e hëna deri të premten, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe kthjellime, por që në pjesën e dytë të ditës rrezikohet për reshje. Në jug, këto reshje nuk do të kenë fuqi, pasi mund të jenë thjesht disa pika shiu. Nga këto reshje, nuk do të ketë probleme, pasi ato do të jenë me intensitet të ulët dhe do të sjellin lagështi të madhe në ajër, duke krijuar një atmosferë mbytëse, e kombinuar me temperaturat e larta. Deti do të jetë i trazuar gjatë këtyre ditëve, të paktën deri në fundjavë”, tha ajo.

Moti në rajon

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë ndryshime të situatës termike, me ngrohje në të gjitha këto vende. Në Kosovë pritet të arrijnë 24 deri në 25 gradë Celsius, që janë mjaft të larta për zonat atje, ndërsa në Malin e Zi priten 27-28 gradë Celsius. Kështu, rajoni do të jetë në këto temperatura të larta, ndërsa dita do të jetë me vranësira të lehta, të cilat do të shtohen gjatë orëve të pasdites.

Related Posts

Hajnat grabisin shtëpinë e opinionistes dhe këngëtares në Kosovë

Këngëtarja e njohur, njëherësh opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi ka përjetuar një situatë mjaft të pakëndshme dhe shokuese disa javë më parë….

Ngjarje tronditëse në vend/ Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur babanë e tij me sëpatë. Sipas Policisë, i…

Jepet njoftimi, pas 24 oresh vendi jone do te perfshihet nga

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…

Qeveria del me njoftimin e fundit, ja kush do perfitoje

Qeveria ka publikuar sot, draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, i cili përcakton kategoritë e personave që mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit. Sipas draftit,…

Aksident tragjik ne vend, ka te vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore. Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth…

Lajme të mira në muajin qe sapo hyri për këtë shenjë të horoskopit

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji…