A i bën ndokujt përshtypje që kushdo mund të VRlTET në Shqipëri?

Në Shqipëri sot, ndjesia e pasigurisë nuk është më një emocion kalimtar, por një gjendje e përhershme, e ulur thellë në nënvetëdijen e çdo qytetari. Askush nuk ndihet më i paprekshëm. Qoftë në rrugë, në lokal, në makinë apo edhe në dhomën e vet — ideja se plumbi mund të vijë pa paralajmërim është bërë realitet i heshtur dhe i pranuar, sikur të ishte pjesë e pandashme e jetës sonë urbane e rurale.

Ngjarjet kriminale nuk janë më “lajme të rënda”, janë pjesë e përditshmërisë. Ekzekutime me pagesë, atentate në mes të ditës, shpërthime, viktima të pafajshme të kapura në mes të llogarive të pista — të gjitha këto po ndodhin me një ritëm të tillë që as të shokojnë më. Të nesërmen e një atentati, njerëzit flasin për “në ç’lagje ndodhi?”, “me kë kishte lidhje viktima?”, “ishte me precedentë?”. Dhe nëse del që nuk ishte, shpërndahet me lehtësi ideja më e frikshme: që edhe i pafajshmi mund të vritet pa problem.

Kjo është Shqipëria që po ndërtohet në heshtje: një vend ku krimi nuk të gjen vetëm kur je pjesë e tij, por edhe kur je thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Dhe ky vend i gabuar po bëhet gjithnjë e më shpesh thjesht “kudo”.

Ironia e gjithë kësaj tragjedie? Në vend të një debati të gjerë publik, një tronditjeje kolektive, një revolte për drejtësi, kemi një shoqëri të anestetizuar. Kushdo e ndjen frikën, por askush nuk pyet më pse ndodhi, kush e lejon, apo kush mban përgjegjësi. Politika është e zënë me fushata imagjinare dhe lojëra pushteti, drejtësia në një pritje që zgjat me dekada, policia e lodhur nga konferencat për shtyp.

Ore po ky Ilir Proda, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, a është gjallë vallë? Apo është futur në ndonjë azil meditimi në Himalajë dhe s’na e kanë thënë? Shqipëria po i ngjan një filmi mafioz pa skenar, me atentate që ndodhin si me orar, dhe Proda duket sikur është në pushime të përhershme në “botën e qetë” ku krimi nuk ekziston. Nuk jep një deklaratë, nuk del në terren, nuk ngre zërin — ndoshta sepse është i zënë duke bërë garë me Lul Bashën se cili prej tyre ka më shumë orë gjumë në CV. Madje nëse ndonjë ditë do sulmohej godina e Policisë, nuk do qe çudi të dëgjohej ndonjë zë nga brenda: “Mos bëni zhurmë, se drejtori po fle”.

A i bën ndokujt përshtypje kjo gjë? Apo është më e lehtë të ndezësh televizorin e të shohësh ndonjë emision kazan?

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…