Policia zbardh aksidentin e rëndë në Mjedë: I përplasi makina, humbin jetën 2 këmbësorë, shoferi në spital. Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip. “Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.