Skandal në shkollën 9-vjeçare në Durrës: Drejtoresha urdhëron mësuesit dhe nxënësit të marrin pjesë në mitingun e PS në ditë pushimi!

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një mësuese e një shkolle 9-vjeçare në Durrës, e cila ka zbuluar një rast skandaloz ku drejtoresha e shkollës po detyron mësuesit dhe nxënësit të marrin pjesë në një aktivitet politik, pavarësisht se është ditë pushimi zyrtar për shkak të Pashkëve. Denoncimi është shoqëruar me mesazhe nga grupi i shkollës në WhatsApp, të cilat tregojnë qartë presionin e ushtruar nga drejtuesja.

Sipas mesazheve të siguruara nga JOQ Albania, drejtoresha ka urdhëruar mësuesit që të dalin nesër, më 21 prill, në orën 11:00 në sheshin para Bashkisë, për të zhvilluar aktivitete ku do të jenë të pranishëm kryeministri Rama dhe kryebashkiakja Sako. Ajo ka kërkuar që mësuesit të shoqërohen me 5 nxënës secili dhe emrat e tyre t’ia dërgojnë privatisht me listë. Mesazhi i drejtoreshës shton: “Kujtoni nxënësit për nesër që duhet të parapërgatiten në orën 10.45. Nxënësit do shoqërohen edhe nga mësuesit. Natën e mirë!”

Mësuesit janë udhëzuar të mos mungojnë dhe të mos përgjigjen në grup, duke u kufizuar mundësia për të shprehur pakënaqësi.

Mësuesja denoncuese shprehet e revoltuar: “Pse duhet unë nesër të dal në punë kur e kam pushim me ligj? S’kemi ku ta gjejmë të drejtën se fluturojmë nga puna.”

Sipas saj, drejtoresha po shkel hapur ligjin duke i detyruar mësuesit të angazhohen në aktivitete politike, diçka që është rreptësisht e ndaluar për punonjësit e arsimit.

Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur marrim parasysh që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj 2025, dhe ky aktivitet duket qartë si një përpjekje për të përfshirë institucionet arsimore në fushatë politike. Përdorimi i nxënësve dhe mësuesve në këto aktivitete është jo vetëm i paligjshëm, por edhe një shkelje e rëndë e etikës profesionale dhe e të drejtave të tyre, veçanërisht gjatë një dite pushimi zyrtar si Pashkët.

Ky denoncim ngre pikëpyetje serioze mbi autonominë e shkollave, përdorimin e nxënësve në aktivitete politike dhe presionin ndaj mësuesve. Është e papranueshme që institucionet arsimore të përdoren për qëllime politike, sidomos duke detyruar mësuesit dhe nxënësit të marrin pjesë në aktivitete gjatë ditëve të pushimit zyrtar.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga Greqia, sapo u njoftua

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Aktivistja e njòhur shkon te várri i Fátos Nanos, e pabèsueshme ajo qe ka zbuluar

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë…

“Paturpësi!”/ E reja i merr qesen qytetares “sy për sy” në dyqan

Rastet e vjedhjeve, siç denoncojnë vazhdimisht qytetarët, duket se janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vend. Një tjetër episod shqetësues është denoncuar në redaksisë tonë, këtë…

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar sot shtëpisë së Big Brother. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ku…

📸 DOSJA AKSHI | Si u ndërtua skema e dyshuar e manipulimit të tenderëve, rolet, përgjimet dhe episodi i famshëm ‘2 milionë bëhen 4’

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë të dyshuar kriminale që, sipas hetimeve, përfshin drejtues të lartë të AKSHI-t, biznesmenë dhe funksionarë të rendit, të cilët dyshohet…

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…