Baba i dy fëmijëve të vegjël, ky është Doriani që humbi j*tën në Aeroportin e Vlorës

Dy ditë më parë, më 19 prill, kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës u bë sërish skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku për herë të dytë brenda katër muajsh, një punëtor humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës. Viktima Dorian Hasani 38-vjeç, kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar në kantier.

Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara nga JOQ Albania, përmes një të afërmeje të tij, Doriani punonte pa sigurime dhe ishte i vetmi mbështetës ekonomik për familjen: bashkëshorten, dy fëmijët e mitur, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 5-vjeç, si dhe nënën e tij, e cila është e tronditur nga lajmi i kobshëm.

Kjo është tragjedia e dytë që godet të njëjtin kantier brenda një kohe të shkurtër. Më 17 janar, punëtori Nusret Xhoka, 60 vjeç nga Dibra, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me një fadromë.

Në rastin e fundit, policia ka arrestuar administratorin e kompanisë ku punonte Doriani. Por a është e mjaftueshme kjo masë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve kaq të rënda në të ardhmen?

Ndërkohë, Inspektoriati Shtetëror i Punës, institucioni përgjegjës për kontrollin dhe zbatimin e masave të sigurisë në vende pune, duket se ka “marrë pushimet” para kohe. Mungesa e inspektimeve në terren është alarmante, ndërsa familjarët e punëtorëve jetojnë çdo ditë me ankthin nëse të dashurit e tyre do të kthehen të sigurtë në shtëpi në fund të ditës.

Mesazhi i të afërmit për JOQ Albania:

“Doja te ngreja nje shqetsim qe po na vret çdo dite, djali qe vdiq ne aeroportin e Vores kishte vetem dy dite qe kishte filluar pune aty, ( pa sigurime ), dhe qe la pas nje familje me femij te mitur qe e priste ne shtepi ,dhe nenen qe I plasi zemra me kte vdekje tragjike,..dhe sa do vdesin ne kte menyre ?? , une ate djal e kam te afërt.

Nuk kam prova dhe foto..se nuk e di kush si ka ndodhur ajo gje..por di te ju them qe per buken e gojes ka shkuar dhe pas ka lene dy femij 10 vjece dhe 5 vjec. Ky eshte Doriani.

Une nuk e kam vella por e kam dashur shume..eshte njeri I afert I familjes time….dhe me vjen shume keq qe kto raste nuk bertiten nga shteti por jane te etur per karrige dhe askush nuk pyet me per jeten e njerzve te shtreses se varfer..eshte shume e rende me besoni sepse kam kaluar kalvar vete mbi kurriz dhe akoma po kaloj pa I plas shtetit se si dhe a duhet te marim fryme dhe ne qe skemi fuqine e pushtetin, dhe sa do vuajme ne kte forme?!!”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…