E dashura e 17-vjeçarit: Vini e kishte planifikuar νetëνr*sjen, askush s’mori masa

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Valare të Gjirokastrës, ku 17-vjeçari Vehpi Peçi i dha fund jetës në banesën e tij.

E dashura e tij, në një reagim për JOQ Albania, tregon se arsye e νetëνrasjes nuk lidhet me bullizmin, por me problemet familjare të 17-vjeçarit, që shoqëria e thërriste shkurt Vini.

“Arsyeja pse Vini ka kryer vetvrasje nuk ka qen fare bullizimi. Kan qen vetem problemet familjare. Un jam e dashura e tij dhe ka fol hapur me mu per cdo gje”, shkruan ajo.

Sipas saj, Vini kishte kohë që e planifikonte aktin vetëfliues: Ai ka patur shum probleme familjare dhe kishte koh qe e planifikonte ket dit. Jam munduar shum qe ti ndryshoj mendje por ishte e pamundur”.

Aktin vetëfliues Vini mendohet se e kreu pas drekës së Pashkëve me familjen e tij, nënën dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3-vjeçe. Raportohet se pas drekës, 17-vjeçari është ngjitur në katin e dytë të banesës, ku dhe është vetëvarur.

Ai u zbulua nga familjarët që ishin të shqetësuar sepse nuk po kontaktonin me të prej një ore.

“Ai ka kryer vetvrasje ne oren 1 dhe sipat tij ka len nje leter qe shpresoj ta ket gjetur familja e tij. Ne ate later besoj se ka permendur arsyet pse arriti der ne ket pik”, përfundon e dashura e tij.

Shokët e tij e përshkruajnë si një djalë shumë të mirë dhe që nuk bullizohej.

JOQ mëson se 17-vjeçari i kishte paralajmëruar më parë ata për planin që kishte, dhe në dijeni kanë qenë mësuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, psikologia, policë, madje dhe nëna e 17-vjeçarit e cila ka qenë në një mbledhje,.

Asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht paralajmërimin e Vinit, duke mos marrë masa për të parandaluar këtë ngjarje.

“Pershendetje jeta esht qejf dua te ndaj me ju disa te dhena per ngjarjen e vetvrasjes se 17 vjecarit me inicialet V.P ne Gjirokaster diten e djeshme. Kam marr vesh nepermjet miqve qe per kete ngjaje viktima e ka shprehur te disa veta deshiren e tij per vetvrasje madje e kan marr vesh dhe disa mesues ku kan ber nje mbledhje per kete gje esht thirrur dhe mamaja e djalit. Mamaja esht shprehur ne nje menyr shum te ftoht ku ka then e ben per vemendje dhe ngjarja esht mbyllur me aq domethen kan qen te vetdijshem mesues polic qe kan marr pjes ne mbledhje psikologe mamaja miq te djalit dhe prap esht lejuar qe djali te vetvritet duke e neglizhuar kete si ngjarje totalisht ata nuk e kane kuptuar gjendjen e djalit e kan injoruar ate kur ai ka shprehur se un ne dt 20 do vetvritem. Dua te merren masa te mbajn pergjegjsi te gjith fajtoret pse e kan len ngjarjen ashtu pa e vazhduar me tej dhe ta parandalonin humbjen e jetes se djalit ju lutem anonim!”, shkruan një qytetar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…