‘Bravo ik’! Gjithçka në 47 sekonda/ Detaje të reja rreth vr*sjes së policit në Kosovë!

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Rejhan Bela i cili dyshohet se kreu vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika është dërguar në paraburgim për 1 muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërsa të arrestuarit e tjerë pritet të dalin sot para gjykatës.

Vrasja u krye për 47 sekonda

Sipas dosjes, me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta, rreshterin Muhamet Lika, përshkruhet në dosje.

“Viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hamja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri Rejhan Bela i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur”, thuhet në dosje.

Sipas dosjes, nga momenti kur i dyshuari ka hyrë në objektin e banesës dhe deri në momentin kur ka dal, sipas pamjeve të kamerave janë regjistruar 47 sekonda.

“nga momenti i hyrjes së të miturit Rejhan në objekt deri në daljen janë 47 sekonda, pastaj rreth orës 22:58, nga kamerat e sigurisë, vërehet duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit ”Dukagjini”, përshkruhet në dosje.

“Bravo ik”, incizimi që dëshmon komunikimin e të dyshuarve pas vrasjes

Pas sigurimit të provave, në dosje figuron edhe një bisedë mes të dyshuarve për vrasjen e policit, Muhamet Lika.

Sipas dosjes, i dyshuari kryesor për vrasje, Rejhan Bela pasi ka privuar nga jeta policin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka takuar Rilind Muratin i cili dëgjohet duke i thënë “Bravo Ik”

“pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet në dosje./Insajderi

Related Posts

Do merrni LEK te verteta, prisni daten 10 Shkurt! Jane te bekuar keto shenja per 3 jave

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht…

Tragjedi/ 4 pjesetare të një familjeje gjenden të vd*kur në shtëpi

Australia është në shok pasi katër anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një periferi të Perthit, në një rast që autoritetet po e…

Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës…

Mos e besoni po deshet! Ja c’pritet te ndodhe me motin pas ores

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të…

Dridhet toka, ja vendi qe u g*dit dhe magnituda e forte

Një lëkundje e fuqishme sizmike ka përhapur panik gjatë ditës së sotme në Myanmar, duke vënë në lëvizje autoritetet vendase dhe qendrat ndërkombëtare të monitorimit. Sipas të…

“Më nisën foto të vajzës në…”/ Rrëfimi shokues i Luiz Ejllit: Çfarë ju kam bërë?! (Video)

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”. Këngëtari, i cili…