“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, VRlT veten”/ Zbardhen detaje nga dosja për Dritan Stokën!

Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë të martë.

Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat pranë këtyre institucioneve.

Një prej tyre ishte Dritan Stoka i cili komunikonte me persona të ndryshëm për nxjerrjen e lejeve të legalizimit, kundrejt dhënies së votës për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019. Zona e tij operative mesa duket ishte ajo e Saukut në Tiranë, ku ishte në kontakt të vazhdueshëm me disa prej banorëve. Në një tjetër bisedë Dritan Stoka, kapet në përgjim brenda zyrave të Kadastrës.

Aty nga ku flet për vota dhe favore dhe drejton punën për sigurimin e sa më shumë votuesve në favor të Partisë Socialiste. Një listë e gjatë me emra në radhë që presin legalizimin në këmbim të votes, të cilët kanë pranuar te kthehen në numra rendorë, për hir të hallit që kanë.

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo… Tashi, nga familjarët kush do votoj se i kam këtu, jam përpara me listën, meqë ti s’vjen… listën tënde, kam Elsën, kush është kjo Gerta, është motra? Po do votoj, kjo apo s’do votoj”, thotë Stoka, sipas dosjes hetimore.

Pas zgjedhjeve, votuesit që i kanë dhënë votën që i rrinë te dera e institucionit, një pjese të cilëve Stoka përpiqet të mos u dalë përpara, pasi kaq të shumtë kanë qenë ata që u ka premtuar legalizim kundrejt votës.

“Po prit pra se po bëhet. S’bëhet me sustë ueee. Shiko nesër në orën 7 e kena lënë tek ty, tek lokali lart, veranda”, u thotë Stoka votuesve që u ka premtuar legalizimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës./Në Shënjestër

Related Posts

Do merrni LEK te verteta, prisni daten 10 Shkurt! Jane te bekuar keto shenja per 3 jave

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht…

Tragjedi/ 4 pjesetare të një familjeje gjenden të vd*kur në shtëpi

Australia është në shok pasi katër anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një periferi të Perthit, në një rast që autoritetet po e…

Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës…

Mos e besoni po deshet! Ja c’pritet te ndodhe me motin pas ores

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të…

Dridhet toka, ja vendi qe u g*dit dhe magnituda e forte

Një lëkundje e fuqishme sizmike ka përhapur panik gjatë ditës së sotme në Myanmar, duke vënë në lëvizje autoritetet vendase dhe qendrat ndërkombëtare të monitorimit. Sipas të…

“Më nisën foto të vajzës në…”/ Rrëfimi shokues i Luiz Ejllit: Çfarë ju kam bërë?! (Video)

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”. Këngëtari, i cili…