“Motori i at*entatorëve tre ditë lëvizje në zonë”, gazetari zbulon detaje të forta: Ja pse nuk publikohen fotot

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Eni Ferhati hodhi dritë mbi detaje tronditëse të atentatit të ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një breshërie të furishme plumbash ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.

Ferhati e cilësoi sulmin si “brutal dhe të drejtpërdrejtë”, duke theksuar se mund të ishim përballë një masakre në kufi të një akti terrorist, pasi në vendngjarje janë gjetur të paktën 38 gëzhoja.

“Sulmi ka qenë brutal, i drejtpërdrejtë, ku qëllimi i autorëve, që mendohet se janë dy sipas hetimeve paraprake, mund të kishte sjellë një masakër, në kufi të një akti terrorist. Janë gjetur 38 gëzhoja për momentin në vendin e ngjarjes. Ka dyshime se ka qenë një sulm statik dhe më pas ka vijuar për rreth 500 metra”, thja Ferhari.

Sipas tij, sulmuesit, të maskuar dhe me skafandra, kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe të përgatitur. Ata kanë përdorur një motor tip Yamaha 600 kubik, i cili është fiksuar në të paktën 30 lokacione të ndryshme përgjatë tre ditëve para atentatit. Gjurmimi i tyre tregon një itinerar të detajuar në zona rezidenciale të Tiranës, ku besohet se kanë qenë në pritje të objektivit.

“Dy persona të maskuar me skafandra – nuk e di pse policia nuk e shpërndan foton e tyre, as foton e motorit tip Yamaha – është i fiksuar në 30 destinacione të ndryshme gjatë harkut kohor të tre ditëve deri në momentin e atentatit. Yamaha, 600 kubik, është bërë itinerari; si kanë mbërritur në pikën ku kanë zgjedhur për të pritur objektivin, kanë lëvizur në rrethina të Tiranës, në zona rezidenciale ku ka vila. Shoferi që shoqëronte të miturit ka qenë i armatosur me armë me leje, por e ka pasur të pamundur të reagojë ndaj agresorëve”, tha gazetari.

A ka lidhje ky atentat me gruan e Ron Brahimit?

“Lidhja me gruan e Ron Brahimit ka qenë dyshimi paraprak në këtë ngjarje të rëndë.
Me filtrimin e informacioneve, provave në vendngjarje, informacioneve operative, bëhet dhe përjashtimi i pistave. Gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe individë që kanë përdorur këto lloj mjetesh. Ne jemi duke shkuar drejt përjashtimit të kësaj piste, por çështja është: çfarë konflikti është ky, që të urdhërohet të goditet edhe mbi fëmijët? Dyshohet që është atentat i paguar. Në Tiranë ka shumë mjete të tilla G-Class, të botës së krimit ose biznesit, dhe përkojnë që targat janë të përafërta, që fillojnë me “00”, dhe kanë qenë objekt verifikimi i grupit hetimor. Duket që pas kësaj fshihet një grup i strukturuar kriminal. Këto ngjarje kërkojnë një tjetër lloj niveli hetimor. Pse jo edhe nga SPAK”, tha gazetari Ferhati.

Kujtojmë që nga të shtënat mbi mjetin tip G-Class mbetën të plagosur 11-vjeçari D.D, 17-vjeçari M.D, shoku i tyre K.M, 19 vjeç dhe shoferi A.S, 34 vjeç.

Related Posts

“Më nisën foto të vajzës në…”/ Rrëfimi shokues i Luiz Ejllit: Çfarë ju kam bërë?! (Video)

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”. Këngëtari, i cili…

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve. Projektligji është riemërtuar “Për sigurimin…

Arrestohet edhe kandidatja për deputete e Ramës për Tiranën

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e…

Nderron jete ne moshen 55 vjecare aktori i serialit te famshem

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e tij në serialin Narcos: Mexico, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmi u…

Për herë të parë, Qeveria merr vendimin që nuk do u pëlqejë aspak

Ministri Petrit Malaj ka nënshkruar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, ndonëse në konferencë i përjashtoi fatkeqësitë e tjera natyrore e shpalli të dedikuar…

‘Duroni 10 ditë’! Çfarë po përgatit Luiz Ejlli?

Emri i Luiz Ejllit vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, teksa fansat dhe mediat po spekulojnë për një rikthim të mundshëm të tij në ekran. Gjatë një…