Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Matjet e katërta politike të Barometrit në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.

Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Related Posts

Luizi jep lajmin e shumëpritur

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një njoftim emocionues përmes një Instastory. Ai ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë xhirimet…

Hap va*rrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën tr*nditëse: Ma ndiente zemra

Lidia Reid është ndier e shk atër ruar, pasi ka hapur v.ar..rin e të birit, i cili kishte ndërruar j.etë në vitin 1975. Djali i saj Garry…

Tro*ditet qeveria, dorëhiqet zëvendëskryeministrja, zbulohet skandali i madh

Qeveria britanike e kryeministrit Keir Starmer është tronditur nga zhvillimet e fundit. Shkak është dorëheqja e zvendëskryeministres Angela Rayner, për shkak të mospagimit të mjaftueshëm të taksave…

‘Ti vr*ave babain tënd’/ Konflikti mes Feros dhe Arbenitës përshkallëzohet

Drama mes Feros dhe ish-partneres së tij, Arbenitës, ka marrë përmasa alarmante. Konflikti shpërtheu kur një ndjekëse anonime i shkruajti Arbenitës se është vajza biologjike e babait…

Nuk do të mungojnë takimet interesante, por për disa do të ketë edhe dashuri me shikim të parë – Horoskopi, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jene te…

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…