Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që askush nuk e ka parë më parë! Quhet ‘olo’

Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë gjatë miliona viteve që nga shfaqja e parë e njerëzimit, vetëm pesë vetë kanë qenë në gjendje të shohin një ngjyrë që ndoshta ka ekzistuar shumë kohë më parë. Nga ata që e panë këtë ngjyrë “mahnitëse”, tre ishin studiues të ekipit kërkimor, ndërsa dy të tjerë ishin thjesht kolegë nga Universiteti i Uashingtonit, në Seattle.

Që kjo ngjyrë të bëhej e dukshme, u desh të krijohej dhe projektohej një teknikë e veçantë “teknicolor”. Për të shpjeguar pse ishte i nevojshëm një lazer, i quajtur “Oz”.

Retinat tona kanë tre lloje qelizash konike, fotoreceptorë të specializuar që perceptojnë gjatësi vale të ndryshme të dritës. Koni S është më i ndjeshëm ndaj valëve të shkurtra, të cilat korrespondojnë me ngjyrën blu. Koni M reagon ndaj valëve të mesme, që ne i perceptojmë si jeshile. Ndërsa koni L është i ndjeshëm ndaj valëve të gjata, që i shohim si të kuqe.

Truri merr sinjale nga të tre llojet dhe i përzien ato, duke na dhënë vizionin e pasur dhe me shumë ngjyra që përjetojmë. Megjithatë, çdo lloj qelize konike nuk funksionon në izolim, diapazonet e tyre të ndjeshmërisë mbivendosen. Kjo do të thotë që një dritë që stimulon konin M, për shembull, mund të aktivizojë gjithashtu konin S ose L, në varësi të gjatësi-valës specifike.

Profesori Ren Ng, nga departamenti i inxhinierisë elektrike dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, shpjegoi për Scientific American:

Nuk ekziston ndonjë dritë në botë që mund të aktivizojë vetëm qelizat M, sepse nëse ato aktivizohen, patjetër që aktivizohet edhe një ose të dy llojet e tjera të konit. Emri ‘Oz’ vjen nga historia e Magjistarit të Ozit, ku ka një udhëtim drejt Qytetit të Smaraldtë, ku gjithçka duket me jeshilen më mahnitëse që ke parë ndonjëherë.

Ng është një nga pesë personat që panë këtë ngjyrë, të cilën e kanë quajtur “olo” — një ngjyrë që e përshkruan si “blu-jeshile me një ngopje të paprecedentë.” Ngjyra më e afërt që mund të krahasohet është teal (jeshile-blu).

Në përmbledhjen e studimit shkruhet:

Këto rezultate shërbejnë si provë parimore që kontrolli i programueshëm i fotoreceptorëve individualë është i mundur në shkallë të gjerë të popullatës.

Ne prezantojmë një parim të ri, të quajtur Oz, për shfaqjen e imazheve me ngjyra: kontrolli i drejtpërdrejtë i aktivitetit të fotoreceptorëve të syrit të njeriut përmes dërgimit të dritës qelizë më qelizë.

Teorikisht, ngjyrat e reja bëhen të mundshme duke anashkaluar kufizimet e vendosura nga ndjeshmëritë spektrale të qelizave konike dhe duke aktivizuar në mënyrë ekskluzive qelizat konike M. Në praktikë, ne konfirmojmë një zgjerim të pjesshëm të hapësirës së ngjyrave drejt këtij ideali teorik.

Përpjekja për të aktivizuar vetëm qelizat M ka treguar se prodhon një ngjyrë përtej gamës natyrore të ngjyrave që syri i njeriut mund të perceptojë, e matur zyrtarisht përmes përputhjes së ngjyrave nga subjektet njerëzore. Ata e përshkruajnë këtë ngjyrë si një blu-jeshile me një ngopje të paprecedentë.

Eksperimentet e mëtejshme tregojnë se subjektet janë në gjendje të perceptojnë ngjyrat Oz në formë imazhi dhe videoje. Prototipi dërgon mikrodosa lazeri në mijëra qeliza konike të klasifikuara spektralisht, duke marrë parasysh edhe lëvizjet minimale të syrit gjatë fiksimit të shikimit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…