Hëna e Re sjell lajme në dashuri dhe ekonomi, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do jetë në krizë per…

Ky cikël hënor, i kemi të gjitha mundësitë që njerëzit që kanë pasur problematika në lidhje me fizikun, t’i lënë pas.

Pjesa e ekonomisë në mbarë botën mund të nxjerrë problematika. Për ekonominë personale në raport me bankën, duhen vënë në agjendë që sot.

Kjo Hënë imponon kujdes në reagime.

Dashi
Kjo Hënë e re ka të bëjë me vendosje shumë të rëndësishme brenda vetes suaj. Mund të jetë emocionale ose në shërbim të profesionit. Është një Hënë favorizuese, si në veprim dhe në ecurinë e vet.

Demi
E ka Hënën te vetja. Një pjesë e mirë i kanë bërë ndryshimet dhe me këtë Hënë kërkon të tregojë stabilitet dhe vlerat e veta. Nuk ka nxitim. Do kujdesen për veten. Kujdes në lëvizjet tuaja dhe me fizikun ditët e para të kësaj jave. Me emocionet nuk janë keq, edhe pse tolerancat i kanë të vogla.

Binjakët
Është një Hënë që do ndihmojë shumë për të mbyllur çështje, si borxhe, ekonomi apo shëndet. Ky 12-ditësh është shumë favorizues për të mbyllur çështje serioze me shëndetin, për ata që i kanë prej kohësh. Përsa i përket erosit, do të ndikojë te të lindurit në fund. Në fund të 12-ditëshit, stabiliteti emocional do jetë shije për të gjithë Binjakët.

Gaforrja
Këtë energji të Hënës së re do ta kanalizojnë në çështje që i përkasin profesionit. Dëshira dhe pasioni i tyre ka tendencë që të orientohet në çështje pune. Janë plot me ngjyra. Edhe Venusi te Peshqit është favorizues, por kanë nevojë për të marrë vëmendje dhe shkëlqim në vendin e punës.

Luani
Kjo Hënë e re nxit çështje që i përkasin profesionit. Në hyrje katërkëndore. Nuk do mungojë nervozizmi dhe pak fërkim, në varësi se sa i gjerë është ambienti profesional. Toleranca është në limite dhe duan shumë pak për t’u nervozuar. Bëni mirë ta menaxhoni, sepse ky Mars do qëndrojë gjatë te ju. Kjo Hënë bën të mundur që shqetësimet që keni, i keni të gjitha mundësitë t’i zgjidhni.

Virgjëresha
Venus-Saturn ballë për ballë. Hëna e re favorizuese mjaftueshëm për stabilitet, qëndrueshmëri dhe qartësim. Do jenë shumë më mirë për të pritur Marsin e tyre në fund të qershorit për të pasur sprintin e periudhës. Hëna do jetë shumë e mirë për kopsitje dhe stabilitet në çështje të profesionit. Ndihmon shumë edhe për familjarët në moshën e rritur. Nuk është akoma momenti për t’iu futur një loje serioze në aspektin e erosit.

Peshorja
Kjo Hënë e re ndikon për ata që kanë çështje zyrash, shkresash, trashëgimi, dokumenta në lidhje me punën. Është një Hënë që qartëson dhe siguron pozicionin apo vendodhjen e vet. Ka të bëjë me çështje të rëndësishme për ata që kanë qenë në tranzit në lëvizje dhe dokumenta. Puna jep stabilitetin e vet, edhe pse me pritshmëri të mëdha. Venusi mbi Saturnin – duhet të presin edhe pak ditë. Nga 2 maji dhe në vazhdimësi mund të shpalosin pasionin dhe ngjyrat që dëshirojnë.

Akrepi
Hëna e re përballë. Është e sigurt që një pjesë e mirë e tyre do e gjejnë veten në ambiente që sjellin mundësinë e bashkëpunimit të ri. Kanë një tendencë për t’u marrë me njerëzit që gjejnë në territoret e punës dhe kjo do jetë favorizuese. Do mund të tregojnë maksimumin e potencialit. Është momenti që të shpalosin talentin dhe aftësinë maksimale në punë. Venusi në hyrje të fortë pozitive në lidhje me Akrepët – zhvillimet që do ketë puna e tyre këtë periudhë kanë mundësinë të jenë rezistente ndaj kohës.

Shigjetari
Jo shumë komod. As Hëna e re, as Venusi dhe Saturni. Duhet të jenë të qartë se çfarë duan, në pjesën emocionale, në dashuri dhe në punë. E gjejnë veten të dyzuar dhe jo shumë stabilë. Në fund të 12-ditorit të parë të këtij cikli hënor, dashuria dhe puna do japin një shije të mirë, por duhet të menaxhojnë mirë emocionet momentale. Sepse kur nuk janë mirë me çështjet praktike të tyre, kanë një paqëndrueshmëri. Kontrolloni veten, sidomos ditët e para të javës.

Bricjapi
Një javë e mirë, një Hënë e mirë. Shumë favorizuese, në dashuri dhe në ekonomi. Të dyja këto drejtime do kenë zhvillime pozitive dhe jo të planifikuara. Ndjesia e fatit do u buzëqeshë në territorin e tyre. Është shenja më e favorizuar nga kjo Hënë e re.

Ujori
Duhet në këtë periudhë të jenë shumë të kujdesshëm me çështje që i përkasin erosit dhe dashurisë. Raportet brenda familjes duhet të jenë prioritet në kujdesin dhe vëmendjen tuaj. Kujdes në profesion dhe në produktin që sjell profesioni. Ka një lloj rritje në pagë dhe në të ardhura. Kanë mundësi shumë të mira për t’u marrë me veten dhe për të parë më të bukurën e vetvetes në pasqyrë.

Peshqit
Kjo Hënë e re duhet të ishte favorizuese dhe ndihmuese. Do të ketë një rutinë që jep mundësinë disi ngjyrave sociale, shkëputjen nga e përditshmja. Do kenë mundësinë që të kenë ngjyra verore në mënyrën si do rrjedhë 24-orëshi i tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me lekun. Kujdes në menaxhimin e ekonomisë. Është një 12-ditësh shumë i mirë për Peshqit që duan të marrin kredi.

Related Posts

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana, festa pa…

Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin!

Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes dy bashkëshortëve, Mirelës dhe Artanit që vijnë nga Italia. Në insertin…

Shpërthen sherri në çift për 150 mijë euro: Fisin Alibeaj s’e shkel dot kush!

Në vitin 2009, Mirela dhe Artani kanë blerë një pronë dykatëshe në Vlorë, ku kati i parë ëhtë 65 metra katrorë dhe i dyti 88. Arsyeja që…

Horoskopi javor i Brankos, 5 deri më 11 Maj 2025: Kur yjet flasin në heshtje, vetëm ata që dëgjojnë me zemër arrijnë të kuptojnë mesazhin

Të dashur miq të yjeve, mirë se erdhët në një udhëtim të ri përmes qiellit të javës që vjen. Nga data 5 deri më 11 maj, yjet…

Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar në Greqi

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Bëhet e ditur se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar…

Xheneta bën deklaratën e papritur për Gjestin dhe Eglin “Po flejn tek…”

Edhe pse ‘Big Brother VIP Albania’ ka përfunduar, Xheneta vazhdon të komentojë çdo detaj të Gjestit dhe Eglit, ashtu siç bëri gjatë gjithë kohës që ata ishin…