U arr*stua per vr*sjen ne Vlore te Porositur nga Dubai, Eris Lluksozi djali i ish deputetit te njohur

Ekzekutimi i fundit në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet se është porositur nga organizatat kriminale shqiptare në Dubai, duket se ka qenë i mirëorganizuar dhe me mbështetje të fortë. /KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ‘

Policia e Shtetit njoftoi sot se një nga kontribuesit në atentat është edhe tropojani, Eris Mehmetaj i cili është arrestuar.

Alfapress.al ka verifikuar se i riu është djali i ish- deputetit të Partisë Demokratike në legjistaturën 1997-2000, Xhevdet Mehmetaj, i cili pas rikthimit të Sali Berishës në vitin 2005, ka mbajtur edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve, kur drejtohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.

Pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës ish-deputeti i Tropojës, Mehmetaj, ka qenë një nga kontribuesit dhe eksponentët kryesorë të “Foltores” dhe më pas të “Rithemelimit” të Berishës. Edhe aktualisht ai është një figurë kryesore në PD dhe në këtë fushatë, drejton një nga shtabet elektorale në Tiranë.

Kujtojmë se disa muaj më parë ai dhe zyrtarë të tjerë të PD, u denoncuan nga gazetari Basir Çollaku, (Aktualisht kandidat për deputet në Dibër), si organizatorë të manipulimit të zgjedhjeve për kryetar në degën nr. 2, Tiranë.

Në atë periudhë Basir Çollaku, përmes një statusi në rrjetet sociale, denonconte atë që ai e konsideronte si farsën që po zhvillohej në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku merrte për shembull zgjedhjet që po zhvilloheshin në Njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku.

Sipas tij, qëllimi ishte manipulimi i primareve që u zhvilluan më pas në PD dhe ndërhyrja nga ata që ai i quan “të majmurit” e degës qendrore. Ai denonconte në status mbledhjet pa kuorum dhe ndërhyrjen flagrante të drejtueses së grupit të punës, Mimoza Hajdarmataj, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, si dhe zonjës Mirela Tabaku, Sokol Allaraj dhe Anisa Kadësha.

Grupi i punës, sipas Çollakut, është refuzuar nga disa anëtarë që nuk pranuan farsën dhe u zëvendësuan me vendime verbale nga persona të tjerë.

Si ndihmoi Eris Mehmetaj në atentatin e Vlorës?

Eris Mehmetaj, tropojani që ra në pranga nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se ka ndihmuar në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, mëngjesin e 27 prillit.

Sipas burimeve të bëra me dije nga blutë, grupi hetimor deri më tani dyshon se Mehmetaj i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së Hoxhajt.

U arrestua për ekzekutimin në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i

Eris Mehemtaj, rezulton që aktivitetin e tij e kishte shtrirë në shit-blerjen e pronave, ndërkohë që thuhet se ka qenë dhe mik i afërt me Roan Brahimin, një emër ky i njohur për publikun, pasi një vit më parë u ekzekutua në mes të Athinës, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë iu vra dhe i ati, Gjovalin Prendi.

Nga hetimet rezulton se Mehmetaj ia kishte dorëzuar automjetin autorit para vrasjes së 58-vjeçarit, ndërsa i ishin ndërruar edhe targat me qëllim mos identifikimin nga Policia.

Eris Mehmetaj, u vu në pranga një natë më parë, ndërkohë që policia i sekuestroi telefonin e tij, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt. Dyshohet se vrasja e këtij të fundit është porositur nga një grup kriminal që operon nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, nga një vështrim në profilin në rrjetet sociale të Mehmetaj, jo më larg se një muaj më parë, ka postuar foto nga Dubai, ku bie në sy jeta luksoze.

Renato Hoxhaj, 58-vjeç, u vra mëngjesin e 27 prillit në afërsi të banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Ai u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup dhe fatkeqësisht humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishte bashkëjetuesja e tij, ajo e cila dëgjoi të shtënat dhe pasi doli jashtë gjeti partnerin e saj të shtrirë në rrugë dhe të “larë” nga gjaku.

58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij. Lidhur me këtë ngjarje blutë kanë marrë deri më tani në pyetje pesë persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij, Klodiana Rakipaj./Alfapress.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…