Sa efekt kanë lëngjet detox? Nutricionistja Diola Dosti tregon sekretin për rezultate 100% të suksesshme

Pranvera është momenti i fundit për t’u kthyer në formë mbas dimrit, por dhe mbas karantinës e cila rriti shifrat e peshores sonë. Situata vështirësohet edhe nga fakti që palestrat janë mbyllur dhe ende nuk ka një strategji për hapjen apo normalizimin e tyre. Por, si mund të ndihmojmë trupin që të dizintoksikohet për ta përgatitur për stinën e re?

Këtu na vjen në ndihmë nutricionistja Diola Dosti, të cilën e kontaktova për të marrë recetën e lëngut detox më të mirë dhe që realizohet lehtë nga të gjithë. Diola thotë që “dietat e bëra vetë nuk janë të mira dhe ndonjëherë edhe rrezik për shëndetin, sikurse qëndrimi i gjatë pa ushqim. Kapërcimi i vakteve ose eliminimi i një produkti është gjithashtu një ‘JO’ e madhe dhe për këtë arsye sa herë duam të përmirësojmë stilin e jetës duhet të drejtohemi te nutricionisti”.

Ndiqni me kujdes recetën më të mirë të detoksit nga Diola Dosti e cila pranon që “uji i ngrohtë është pastruesi më i mirë i toksinave të organizimit. Mendoni kur lani enët me yndyrë, a përdorni ujë të ngrohtë për pastrimin e kujdesshëm të tyre? Njësoj do të veprojmë edhe me trupin tone”.

Receta:

Ujë i ngrohtë

2 lugë gjellë lëng limoni

2 lugë gjellë uthull molle

½ luge kafeje me kanellë

½ lugë kafe xhinxher (pluhur)

1 majë luge piper i kuq

Sa efekt kanë lëngjet detox? Nutricionistja Diola Dosti tregon:

Të gjithë përbërësit vendosen në blender dhe më pas konsumohet i gjithë lëngu i përfituar. Orari më i mirë për të pirë ujin tonë detox është nga ora 6:00 -10:00 të mëngjesit. Mundohuni ta shoqëroni stilin e ri të jetës me ecjet të gjata, me shkallë në vend të ashensorit, apo me sadopak aktivitet fizik që do ju ndihmojë të vendosni në qarkullim sistemin infatik por dhe muskujt e trupit./Nga Zhaklin Lekatari

Related Posts

Paguan shteti, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë, ja kush përfiton

Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më…

“Kontrolloni cdo detaj…”, horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2025

Dashi Sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në të kundërt. Në aspektin professional, puna juaj do…

Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma. Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë…

Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvr*asjes? Detaje tronditëse nga biseda

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kalifornia, kanë ngritur padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se bisedat e gjata të djalit të tyre me ChatGPT çuan…

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Unë kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

Eftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri….

Shkoi për të takuar të dashurin e saj, zbulohet gabimi që i kushtoi 25 vite heqje lirie studentes që ëndërronte të bëhej juriste

Ajo ndodhet aktualisht në burgun famëkeq Al-Awir, i quajtur ndryshe edhe si “Alkatrazi i Gjirit”. E dënuar më 25 korrik pas një gjyqi të përshpejtuar në gjuhën…