“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”/ Nga ëndrra, drejt tr*gjedisë në Shkodër! Çifti amerikan vendosi ta lerë përfundimisht SHBA, por…

Një udhëtim që nisi me ëndrra për një jetë të re, me shpresë dhe dashuri, përfundoi në një krim makabër…

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një turiste amerikane, Sandra Saporito vetëm 53 vjeç, u vra nga partneri i saj, Brendon Saporito, 57-vjeç.

Pas vrasjes, autori ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës me thikë, por duket se ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.

Policia ka bërë me dije se ai është shoqëruar ndërsa 57-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.

Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Çifti kishte vendosur të largohej nga SHBA përfundimisht. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

Në rrjetet sociale, ajo ndante detaje për udhëtimin që i priste:

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete”.

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive.

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.

Por ëndrra u ndërpre në mënyrën më tragjike, dhe Shkodra, që do të duhej të ishte një tjetër ndalesë e bukur në itinerarin e tyre, u kthye në skenën e një krimi të rëndë.

(BalkanWeb)

Related Posts

Vajzat e huaja dhurojnë “show” në mes të rrugës: Ishin ‘tapë’!

Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku protagonistë janë disa vajza të huaja në zonën e plazhit Iliria në…

Djali vārrȯs babain me gjithë BMW-në me zero kilometra, arsyeja do ju lërë pa fjalë

Një burrë nigerian e ka va rrosur babanë e tij në një BMë të ri, në vend të një arkivoli, për ti përmbushur premtimin. Djali i pasur,…

Humbi jetën pasi shoku i ra me top në gjoks , mjekët shtangin, ja cfare dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur…

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut,…

Tr*nditëse, gjenden të pajetë 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikani zbulon ‘çmènduritê’ e motit

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve. Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti…