Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 50-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 (2 Maj), një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Concordia Sagittaria, një komunë e Venezia-s në Itali.

Viktima është shtetasi Artur Çela, rreth 50-vjeç, me origjinë nga Tirana, i cili jetonte prej shumë vitesh me familjen në shtetin fqinj.

Mediat italiane, raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë. Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por ishte tepër vonë.

Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim.

Personat që ndodheshin në makinë shpëtuan pa lëndime serioze.

Artur Çela, jetonte me familjen në Concordia Sagittarian prej 20 vitesh dhe punonte në ndërtim.

Related Posts

Dy gurët fatsjellës të shkurtit për sukses, fat dhe energji

Muaji shkurt njihet për dy gurë simbolikë të fuqishëm: ametistin dhe granatin. Të dy janë gurë lindjeje për këtë muaj dhe prej shekujsh janë lidhur me mbrojtjen,…

Çfarë nuk u vu re nga surpriza e Mateos për Brikenën: Pamjet virale që flasin më shumë se fjalët

Surpriza e mbrëmshme e Mateos për Brikenën u shit si një moment romantik dhe fillimi i një romance të re në “Big Brother VIP”, por analiza e…

Sapo u njoftua! Vjen ndryshimi drastik i motit për ditën e nesërme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme…

‘E gatshme për…’ Zbardhet email i ri për vajzën shqiptare në dosjen “EPSTElN”!

Uashington / Nju Jork – Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, në kuadër të hetimeve shumëvjeçare ndaj financierit Jeffrey Epstein, hedhin…

Tr*agjike! 18-vjeçarja humb j*tën pasi u shty në shinat e metrosë nga një emigrant

Hamburg, Gjermani – 1 shkurt 2026 – Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën në Hamburg, pasi u shty në shinat e metrosë në stacionin Wandsbek Markt, në një ngjarje…

Aksidentohet nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë humoristi i njohur në Shkodër

Shkodër – Një automjet ka përplasur mbrëmjen e sotme humoristin e njohur Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas…