100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e tyre në këtë format.

Një nga momentet më të komentuara ka qenë përgjigjja e Selin Bollati, e cila u pyet se cilin moment do të fshinte nga loja, nëse do të kishte mundësinë.

Ajo u ndal te një prej strategjive më të diskutueshme të fillimit të garës, duke u shprehur:

“Patjetër krevatin, ortakërinë. Ajo lojë e jona i ka mbajtur të tjerë shumë brenda”.

Me këtë deklaratë, Bollati iu referua bashkëpunimit të hershëm me Miri, një raport që u komentua gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Sipas saj, kjo strategji ndikoi drejtpërdrejt në dinamikën e lojës, duke favorizuar qëndrimin e disa konkurrentëve të tjerë në garë dhe duke krijuar një sërë përplasjesh mes banorëve.

Ky reflektim vjen në një moment kyç të spektaklit, ku banorët po analizojnë vendimet e tyre dhe ndikimin që ato kanë pasur në rrjedhën e lojës.